Bota
Top 10 vendet me cilësi më të lartë të jetës
Në listën e saj vjetore OECD ka përfshirë 34 shtete që janë vlerësuar në bazë të kritereve të tilla si mirëqenia, balancimi "punë-jetë", pasuria financiare, cilësia e mjedisit etj
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2015/06/ambienti-587x390.jpg)
Cilësia e jetës mund të matet në bazë të treguesve të ndryshëm. Në listën e saj vjetore Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka përfshirë 34 shtete që janë vlerësuar në bazë të kritereve të tilla si mirëqenia, balancimi “punë-jetë”, pasuria financiare, cilësia e mjedisit etj.
Në kategorinë “Mjedisi” Danimarka është shumë mirë. 94% e të anketuarve janë të kënaqur me cilësinë e ujit të pijshëm në vend. Danezët gëzohen me pesë javët e pushimit të paguar, dhe ata janë në vendin e 6-të sipas treguesit të “barazisë gjinore”. Në aspektin e financave gjithashtu nuk kanë probleme ngase mbi 73% e njerëzve të moshës 15-64 kanë një punë.
Zelanda e Re është shteti në vendin e parë, sipas treguesit “shëndeti”. Ka notën mbi mesatare edhe në cilësinë e mjedisit. Emetimi e gazrave në Zelandën e Re është relativisht i ulët, kryesisht për shkak të popullsisë së vogël dhe afërsisë me detin.
Holanda ka një nga nivelet më të larta të shkrim-leximit në botë. Kjo ndoshta është arsyeja për pasurinë e saj. Familjet holandeze kanë 27 888 dollarë të ardhurat vjetore neto të disponueshme për person, që është mbi mesataren e vendeve të OECD-së.
Suedia është lider në treguesin e “cilësisë së mjedisit”. Pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend ka qenë 87%. Një tregues tjetër i rëndësishëm është se vetëm 1% e suedezëve kanë një ditë pune më të gjatë se mesatarja.
Të pyetur për të vlerësuar kënaqësinë e tyre të përbashkët të jetës në një shkallë nga 0 në 10, kanadezët japin notën 7.3. Kanada është një lider dhe në përputhje me treguesit e “standardit jetësor”.
SHBA u ngjit dy vende më lartë në krahasim me rezultatin e vitit të kaluar. Të ardhurat mesatare vjetore të disponueshme për person në familje tejkalon 41.000 dollarë, e cila është edhe mbi mesataren e OECD që është 25 908 dollarë. Në të njëjtën kohë, SHBA-ja është në fund të listës, sipas treguesit “ekuilibër”: “punë-jetë”.
SHBA është i vetmi vend në OECD që nuk paguan pushimin e lindjes, me përjashtim të disa shteteve që kanë pagesa të tilla.
Në mënyrë të ngjashme Suedia, dhe Australia ka një aktivitet të fortë civil. Në zgjedhjet e fundit pjesëmarrja ishte 93%. Arsyeja për këtë është fakti se votimi është i detyrueshëm.
Zvicra ka një nga nivelet më të ulëta të krimit dhe papunësisë në të gjitha vendet e industrializuara. Vetëm 3.5% e popullsisë është e papunë.
Islanda ngjitet në 9 pozicione në krahasim me vitin e kaluar. Vlerësimi i popullsisë për kënaqësinë e jetës është 7.5.
Vendi ngjitet nga vendi i dytë në vendin e parë. Njerëzit jetojnë më së miri në Norvegji, ku shumica kanë një punë dhe cilësi në arsim ndërsa mesatarja e jetëgjatësisë është 82 vjet.
E-Diaspora
-
Operacion ndërkombëtar antidrogë në Itali, mes të arrestuarve edhe një shqiptarë Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka vënë në pranga 11 persona. 10 të përfshirë në trafikun e...
-
Udhëtimi në Kosovë i hap sytë politikanit të SVP-së: “Kemi paragjykuar”
-
Alban Ajdini punoi këpucë që mund të lidhen vetëm me një gisht
-
Nga Britania kthehen 47 shqiptarë që po qëndronin ilegalisht
-
Ambasada e Shqipërisë përkrahë iniciativën e studentëve shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në disa spitale të Zvicrës tani duhet të mbani maskë Gripi ka detyruar shumë zviceranë të qëndrojnë në shtrat për javë të tëra. Në dimër qarkullojnë...
-
Këshilli Federal redukton kostot e energjisë elektrike për të gjithë
-
Mercenari i parë zviceran vdes duke luftuar në Ukrainë
-
Për një vit, 308 pasagjerë ndezën një cigare në bord të avionëve të kompanive zvicerane
-
Zvicër: Piku i gripit ende nuk është tejkaluar