Shkurt.ch

Toni Brunner rizgjidhet kryetar i SVP-UDC

Delegatët e SVP-UDC e kanë rizgjedhur për kryetar Toni Brunner dhe nënkryetar Christopher Blocher

Të mbledhur dje në Kuvend në Klingnau (AG), delegatët e SVP-UDC kanë votuar me unanimitet rizgjedhjen e kryetarit aktual të kësaj partie politike me peshë në skenën politike zvicerane.

Delegatët e kanë votuar po ashtu kryesinë e saj me 414 (kundër 6) dhe e cila tani më është e përbërë nga 7 persona (dhe jo si ishte më herët 5). Ndër anëtarët e rizgjedhur për kryesinë e re është po ashtu udhëheqësi historik i këtij formacioni politik, Christoph Blocher, i cili është përshëndetur me ovacione.

Nga ana e Zvicrës frankofone, nënkryetari i deritashëm Yvan Perrin nga Neuchâtel-i ia ka lënë vendin këshilltarit nacional të mediatizuar nga Valisi, Oskar Freysinger. Koordinatori i SVP-UDC në pjesën e Zvicrës romande, Claude-Alain Voiblet, është zgjedhur po ashtu anëtar i nkryesisë.

Zgjedhja e Oskar Freysinger nuk ka kaluar pa zhurmë. Një delegat e ka cilësuar këtë të fundit si  të pazgjidhshëm pasi që e ka kritikuar publikisht frengjishten e dobët të kryetarit Toni Brunner.

Së fundi, këshilltari nacional Luzi Stamm do ta zëvendësojë ish-shefin e grupit parlamentar Caspar Baader.