Shkurt.ch

Tonet e ndërmjetme – Myslimanët në dialogun ndërreligjioz

Ky dialog u zhvillua në Qendrën e Religjioneve në Bernë. Ngjarja u organizua në bashkëpunim me Akademinë Zvicerane të Shkencave Shpirtrore dhe Sociale (SAGW)

“Mustafë Memeti (Shoqata Myslimane e Bernës) dhe Ali Taleb (Komuniteti Qendror i Këlnit si dhe komuniteti i Ehl-Al-Bayt Zvicrës) zhvilluan një dialog ndër-islam lidhje edhe me Ezanin. Ezani u bën thirrje myslimanëve të luten kudo në botë”, thuhet në një përgjigje me shkrim për albinfo.ch të dërguar nga Shoqata Myslimane e Bernës.

“Polifonia e këtyre thirrjeve mund të kontribuojë në një melodi të re, e cila gjithashtu pasqyron pluralizmin midis myslimanëve. Që kjo të jetë e mundur, është e rëndësishme tu drejtoheni zërave të ndryshëm dhe të bashkohen ato”, thuhet më tutje në tekstin në fjalë.

Ky dialog u zhvillua ditë më parë në Qendrën e Religjioneve në Bernë. Ngjarja u organizua në bashkëpunim me Akademinë Zvicerane të Shkencave Shpirtrore dhe Sociale (SAGW).

Dialogu midis hoxhës sunnit Mustafë Memeti dhe shiitit Shejh Ali Taleb ofroi një pasqyrë në proceset e dialogut ndër-islam dhe krijoi hapësirë për diskutime të brendshme-islame.

Ishte tashmë rasti i dytë, në të cilin sunitët dhe shiitët nga Berna takoheshin me njëri-tjetrin. Në hapin tjetër, sunitët dhe shiitët do të organizojnë së bashku “Natën e Feve” dhe do të takohen në xhaminë suni dhe shiitë”, thuhet në fund të njoftimit.