Lajme
Tokyo 2020: Deri në 10,000 tifozë japonezë do të lejohen në publik
Deri në 10,000 tifozë japonezë do të lejohen në vendet olimpike Tokyo 2020, pavarësisht paralajmërimeve nga kryesuesit e sektorit të shëndetësisë.
Spektatorët jashtë shtetit janë tashmë të ndaluar, por organizatorët thanë se tifozët vendas mund të merrnin pjesë, duke siguruar që turmat nuk i kalonin 50% të kapacitetit të një vendi. Tifozët nuk do të lejohen të bërtasin ose të flasin me zë të lartë dhe duhet të mbajnë maska gjatë gjithë kohës. shkruan bbc, përcjell albinfo.ch.
Lojërat Olimpike janë planifikuar të fillojnë më 23 korrik, ndërsa Paraolimpiadat pasojnë një muaj më vonë, nga 24 gushti. Numrat e spektatorëve për Lojërat Paraolimpike do të konfirmohen deri më 16 korrik, tha një deklaratë e përbashkët nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Komiteti Paralimpik Ndërkombëtar (IPC), komiteti organizues Tokyo 2020, qeveria metropolitane e Tokios dhe qeveria e Japonisë.
Vendimi për të lejuar spektatorë vjen pavarësisht nga lëshimi i një raporti nga ekspertët mjekësorë japonezë që tha se mbajtja e Lojërave pa spektatorë ishte opsioni “më pak i rrezikshëm” dhe më i dëshirueshëm, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











