E-Diaspora
Tmerrohen gjermanët, 12 qengja në zgarrë
Zgarrë e madhe me zjarr të hapur në një livadh të thatë, kjo mund të jetë e rrezikshme! Për këtë arsye, policia gjermane është dashur të intervenojë në një festë të pasur në parkun popullor. Festa tashmë ka përfunduar, por edhe mund të kushtojë shumë shtrenjtë.
Të dielën e kaluar, në Berlin-Friedrichshain ka qenë një mot i mrekullueshëm, 24 gradë, rreze dielli, kur papritmas policia alarmohet se disa njerëz janë duke përgatitur zgarrë të madhe me qengja në një livadh të thatë.
Policia mbeti pa fjalë kur pa rreth 150 persona duke përgatitur plot dymbëdhjetë qengja në zgarrë, përderisa fëmijët kanë qenë duke lozur të lirë.
Zyrtarët policorë nuk kanë mundur të gjejnë lehtë përgjegjësin e festës, pasi askush nuk ka dashur ta marrë përgjegjësine e organizimit, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch. Më në fund situata është sqaruar, pasi mysafirët kanë deklaruar se janë duke i festuar Pashkët.
Pjesëmarrësit e zgarrës janë nga Bosnjë e Hercegovina dhe ata duhet të llogaritin në një gjobë të majme, pasi e kanë djegur livadhin.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











