Shkurt.ch

Tkurren pagat e top-menaxherëve zviceranë

Pagat milionëshe vazhdojnë të jenë objekt i kritikave në Zvicër

Pagat e menaxherëve të 100 kompanive më të mëdha zvicerane janë shkurtuar për 6 për qind në 1.54 miliardë franga.

Ky konstatim doli nga një studim i realizuar nga fondacioni “Ethos”, i cili u publikua të premten në Cyrih.

Megjithatë, pagat e menaxherëve të kompanisë farmaceutike “Novartis” mbeten më të lartat. Shefi i koncernit, Joe Jimenez, ka deklaruar pagën prej  15.7 milionë frangash dhe Daniel Vasella prej 13.5 milionë.

Në vendin e tretë renditet Severin Schwan, shefi i Roche-së.