Futboll

Tjetër humbje për kuqezinjtë, arsyetohet Panucci

Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Shqipërinë pas asaj nga Norvegjia dhe Kosova

Shqipëria ka bërë një paraqitje jo të mirë në miqësoren ndaj Ukrainës, duke pësuar humbje me rezultat 1:4.

“Kuqezinjtë” arritën të mbajnë portën e paprekur vetëm për gjysmë ore, pasi në minutën e 31-të, Ukraina kaloi në epërsi përmes Konoplyanka-s, që me lehtësi shënoi pas asistimit nga Yarmolenko, që në minutat 36 dhe 45+1 shënoi për rezultatin përfundimtar 0:3 të pjesës së parë.

Për Shqipërinë golin e nderit e shënoi mesfushori i ri Emanuele Ndoji në minutën e 89-të. Megjithatë, Ukraina shënoi edhe njëherë pas një minute përmes Konoplyankas, përcjell albinfo.ch.

Pas ndeshje ka folur edhe trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci. “Duket se futbollistët nuk kanë qenë në kushtet e duhura fizike në këto dy takime, ndaj ishte e pamundur të ndizje zjarrin. Nëse nuk je në gjendjen e duhur fizike, nuk mund të vraposh, nuk mund të luash dhe mbi të gjitha nuk mund të punosh”, u shpreh Panucci, që u largua me shpejtësi.