Kultura
Tjetër çmim për Dua Lipën
European Border Breakers Awards e ka nderuar me çmim këngëtaren e re Dua Lipa. Lipa e merr këtë çmim për Anglinë, atje edhe ku jeton
Këngëtarja shqiptare, e cila jeton dhe vepron në Londër, Dua Lipa ka fituar edhe një çmim në karrierën e saj, shkruajnë mediat britanike.
European Border Breakers Awards e ka nderuar me çmim këngëtaren e re Dua Lipa. Lipa e merr këtë çmim për Anglinë, atje edhe ku jeton, çmimet të tjera u ndanë edhe për këngëtarë nga shtete të ndryshme si Franca, Gjermania e Austria.
Dua Lipa përgjatë këtij viti ka marrë pjesë në festival prestigjioze si Lowlands, Frequency, Pukkelpop dhe Way Out. Ajo ka shkëlqyer gjatë vitit 2016, që ishte ndër më të mirët në karrierën e saj.
Por, Dua Lipa, së bashku me Anne-Marie, dhe Rag’n’Bone Man janë në listën e ngushtë të të nominuarve në “BRITs 2017 Critics Choice”, çmim ky që paralajmëroi yjet botërore Adele dhe Sam Smith.
Fituesi i këtij viti do të shpallet më 8 dhjetor, dhe do të performojë në nominimet e “Brit Awards” më 14 janar.
“Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti për mua. Nuk mund ta besoja kur e mora lajmin, jam shumë e nderuar dhe mirënjohëse për këtë nominim”, ka thënë Dua Lipa.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor