Portrete të firmave
Çdo gjë që duhet të dini nga ‘’Workshopin për Agjent’’ organizuar nga Prime Travel
Riviera turke dhe greke përfshirë edhe destinacionet për në Dubai, Egjipt dhe Maldive, të cilat me vite kanë kultivuar kulturën e turizmit edhe këtë vit synojnë që të grumbullojnë vizitor nga Kosova.
Kur filloni të mendoni për pushimet verore, sa më i herët që nisni me planifikimin e tyre aq më shumë do ta keni mundësin të kapni oferta më të mira.
Për destinacione të reja me çmime të volitshme, partner i mirë në udhëtim është dikush që mund t’i besoni. Prime Travel, tash e disa vite pasionin e njerëzve për udhëtim e ka shkrirë në një eksperiencë tashmë të njohur.
Për këtë arsye në Prishtinë u mbajt “Workshop-i për Agjent’’ në krye me Prime Travel.
Grupe të hotelerive ndërkombëtare ndanë ofertat e tyre verore me agjensione tursitike ajrore nga Kosova për verën 2024.
Riviera turke dhe greke përfshirë edhe destinacionet për në Dubai, Egjipt dhe Maldive, të cilat me vite kanë kultivuar kulturën e turizmit edhe këtë vit synojnë që të grumbullojnë vizitor nga Kosova.
Fisnik Dragusha nga Prime Travel ka potencuar edhe një herë fokusin e kompanisë së tij për Albinfo.
“Prime Travel ofron siguri, shërbim efikas, shërbim i cili është aty ku secilit i duhet, destinacione të ndryshme të kombinuara, oferta për tregun e korporatave që kanë të bëjnë me industrinë e udhëtimit dhe e cila ndihmon në menaxhimin e kostove të tyre. Ne ofrojmë edhe udhëtime në vendet tropikale, si Zanzi dhe Maldives, ku kombinojmë oferta për turistët që planifikojnë një përvjetorë, muaj te mjalti apo edhe udhëtime të kompanive te mëdha”, thotë investitori.
Dragusha ndan edhe rolin e Prime Travel si operator turistik në këtë Workshop.
“Janë dy mënyra se si Prime Travel, ndihmon në përzgjedhjen e destinacionit tuaj. Nëse ti deri tash ke marrë oferta përmes një agjensioni të caktuar, i njëjti agjension mund jetë anëtar i yni ku mund të kërkosh oferta përmes operatorit Prime Travel. Por nëse vjen direkt tek ne, atëherë ne kemi mundësi të ofrojmë udhëtime duke filluar nga ishujt më të afërt e deri tek Santorini”, ka vazhduar Dragusha.
Për të kuptuar më shumë rreth ofertave të hoteleve, ndalesën e parë në workshop e kishim tek shtandet e hoteleve turke, saktësisht tek korporata “Aydinbey”, Antalya.
Meher Kurtulmus, nga kjo kompani nda pesë resortet në lokacione të ndryshme në Turqi për AlbInfo.
“Qëllimi ynë kryesor në këtë workshop, është t’i njoftojmë agjensionet me hotelet tona. Ne dëshirojmë të mësojmë nga agjensionet turistike të Kosovës preferencat e klientëve, sepse disa mysafir preferojnë hotele me shërbime luksoze dhe disa me çmime më ekonomike. Ne posedojmë pesë hotele, Gold Dreams në Alayna për klasën ekonomike dhe me çmime më të volitshme. Në Side kemi King’s Palace, vizitorët në këtë lokacion janë nga Gjermania, Austria dhe Zvicrra. Hoteli i tretë është i vendosur në Belek Queen’s Palace, i njohur më shumë si hotel familjar. Në prill të këtij viti do të hapet edhe SUI Collection, ku gjithçka është më luksoze”, tha mbi të gjitha agjenti i shitjes nga Aydinbey Group.
Hoteli Vogue nga Antalya dhe Ethno me lokacion në Belek, të dy poashtu nga Turqia, kishin ofertat e tyre të arsyeshme në këtë workshop.
Meqenëse Turqia ka qenë një ndër vendet e pakta ku kosovarët kanë udhëtuar pa viza, tani me liberalizimin e vizave, përfaqësuesit e hotelerive nga Turqia, kërkuan që vizitorët e deri tanishëm të mos e harrojnë as këtë verë rivierën turke.
Egjipti, vendi i cili dy-tre vitet e fundit ka arritur të grumbullojë vizitorë nga Kosova edhe këtë sezon përmes Prime Travel do ta keni mundësi ta shijoni duke qëndruar në hotel Rixos.
Ugur Dulsiz përfaqësues i Rixos tregon se ofertat Ultra Exlusive, preferohen më së shumti nga mysafirët.
“E favorshme për turistët tanë është afërsia e hoteleve tona me airportin. Hoteli i ri Radamis, është hoteli më luksoz në tërë hapësirën e Sharm El Shikh, që për momentin është duke e ndërruar lojën e hoteleve dhe mënyrën se si kemi funksionuar deri tash. Deri tani kemi rreth 10 mijë dhoma në kuadër të hoteleve. Bashkëpunimi ynë me Prime Travel është më i rëndësishmi për ne. Fal tyre kemi arritur të krijojmë klientelë edhe nga Ballkani”, ka thënë ai.
Një bashkëpunim tjetër mes kompanisë për digjitalizimin e hoteleve ‘’Hotech’’, me Prime Travel dhe kompaninë ‘’I like Switzerland”, po lehtëson qasjen e klientit në shërbimet e hoteleve duke filluar nga përzgjedhja e destinacionit e deri tek caktimi i hotelit.
Hotelet tjera pjesëmarrëse në workshop ishin; Zeus nga Greqia, First Group nga Emiratet e bashkuara, Dubai.
Së fundi Prime Travel, ka hapur një zyre edhe në Zvicërr për të qëndruar më afër turistëve nga atje.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve