Lifestyle
“Titanic” ribashkohet për “Avatar”
“Kate dhe unë kemi kërkuar që të bëjmë diçka bashkë qe 20 vjet, që nga bashkëpunimi jonë në ‘Titanic’"
Kate Winslet është bashkuar me James Cameronin për vazhdimet e filmit “Avatar”, duke paraqitur një ribashkim me regjisorin dy dekada pas bashkëpunimit në “Titanic”.
“Kate dhe unë kemi kërkuar që të bëjmë diçka bashkë qe 20 vjet, që nga bashkëpunimi jonë në ‘Titanic’, që ishte ndër më të shpërblyerit në karrierën time. Mezi pres ta shoh atë në karakterin e Ronal”, ka thënë Cameron, shkruan albinfo.ch.
Katër vazhdimet e filmit do të debutojnë më 18 dhjetor, 2020 për “Avatar 2”, “Avatar 3” do të dalë një vit më pas, ndërsa pas tre vjetësh pushim do të debutojë “Avatar 4”, kurse më 19 dhjetor 2025 do të debutojë “Avatar 5”.
Cameron nisi xhirimin e filmit të parë nga këto katër vazhdime javën e kaluar. Krijuesi i “Avatarit” – filmi i 2009-s që mbetet kampion i botës në arkat filmike me 2.8 miliardë dollarë të grumbulluar – njoftoi për vazhdimet e filmit qysh në vitin 2016.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










