Shqipëria
Tiranë: Samiti i krerëve të Ballkanit Perëndimor
Është bërë e ditur se sot në Pallat të Brigadave në Tiranë zhvillohet Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë ngjarje do të jetë prezent edhe kryeministri Albin Kurti.
Një konferencë për shtyp të kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, do të mbahet në orën 12.30.
Ky samit vjen pas turneut të vizitave të Ramës në Hungari dhe Bullgari, ku tema që iu vu theksi ishte anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Agjenda e samitit: Në orën 09.30 – Takim bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës.
Në orën 10.00 – Takim bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë.
Në orën 10.30 – Mbërritja e delegacioneve në orën 11.00 – Seanca plenare.
Në orën 12.30 – Foto familjare – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi.
Në orën 13.00 – Drekë pune.
Në orën 15.00 – Firmosje e marrëveshjeve.
Në orën 15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?