Kosova
Në Tiranë krijohet kopshti “Nexhmije Pagarusha”
Në 'Parkun e Liqenit' në Tiranë, artistët e njohur nga Kosova dhe Shqipëria mbollën 100 pemë në kopshtin e bukur me emrin e bilbilit muzikor “Nexhmije Pagarusha”
Është bërë e ditur se kopshti më i ri me pemë në Parkun e Liqenit Artificial do të mbajë emrin e artistes së madhe kosovare, Nexhmije Pagarusha, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë, transmeton albinfo.ch.
Sipas informacioneve, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një kopësht që do të mbajë emrin e artistes së madhe, duke mbjellë 100 pemë, edhe me ndihmën e një grupi artistësh nga Kosova. Të gjithë së bashku çuan në vend një nga amanetet e Nexhmije Pagarushës, e cila para se të ndahej nga jeta, kishte shprehur dëshirën të bëhej pjesë e nismës “Dhuro Pemë për Tiranën”.
Të pranishëm ishin shumë artistë të dashur për publikun nga Kosova, si Sabri Fejzullahu, Shyhrete Beluli, Shpresa Gashi, Enkeleda Arifi, Violeta Kukaj, Learta Jakupi, Majlinda Kelmendi, Valbona Petrovci, Shemsie Dermaku, Aferdita Hoxha, iu bashkuan kryebashkiakut Erion Veliaj në mbjelljen e pemëve në kopshtin “Nexhmije Pagarusha”, transmeton albinfo.ch.
“Skena të sjellë kënaqësi, por profesioni më i rëndësishëm që ka njeriu në jetë është profesioni i qytetarit. Unë besoj se një artist i vërtetë nuk është vetëm në skenën e këngës dhe muzikës, por në çdo skenë. Sot jam vërtet i bekuar që jam rrethuar nga artistë të vërtetë, nga vëllezërit dhe motrat nga Kosova, që e kanë lidhur një pjesë të jetës së tyre me kryeqytetin tonë, Tiranën, që sapo ka mbushur 100-vjeç”, tha Veliaj.
Po ashtu, kryebashkiaku u shpreh se kjo është mënyra më e mirë për ta nisur shekullin e dytë të kryeqytetit tonë, duke lënë pas urrejtjen dhe ndasitë. “Nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur shekullin e dytë të kryeqytetit tonë, jo duke mbjellë sherr, inat, ndasi, por duke mbjellë pemë, hijeshi dhe bukuri. Dua t’i falënderoj shumë për këtë dhuratë që i kanë bërë Tiranës dhe shpresoj shumë që, si fëmijët e vegjël që sapo takuam, të kuptojmë se ky është misioni i gjeneratës sonë: Ta lëmë Shqipërinë, Kosovën, Tiranën, Prishtinën, më mirë se ç’e gjetëm”, theksoi ai.
Gjithashtu, Veliaj shtoi se ky transformim është një punë në progres për t’i lënë gjeneratës së re një pajë të bukur. “Edhe qyteti është si një shtëpi, sa më shumë të punosh, aq më shumë zbulon që duhet bërë. Por, pyetja është: A bëmë çdo ditë diçka për ta bërë më të mirë se dje? A bëri çdo gjeneratë më shumë, për t’ia lënë gjeneratës tjetër më të mirë se ç’e gjeti? Sot përgjigjja është po!”, deklaroi Veliaj.
“E falënderoj kryetarin për kujdesin që ka bërë për divën tonë, Nexhmije Pagarusha, për legjendën tonë gjithëshqiptare”, tha artisja e madhe, Shpresa Gashi.
Artisti i njohur Sabri Fejzullahu shtoi se në Tiranë po bëhen gjëra mira dhe një ndër to është nisma për të shtuar gjelbërimin. “Si çdo kosovar, e dua Shqipërinë nga kur kam lindur, tani si 75-vjeçar. Dëshira ime dhe e familjarëve të mi për të ardhur çdo dy javë në Tiranë nuk shuhet sepse nëse nuk vij më mungon diçka, një pjesë e jetës time. Kur vij këtu plotësohem. Jo për t’ju thënë fjalë të bukura, por ju përgëzoj për vullnetin, vizionin. Unë po shoh, po prek gjëra të bukura, gjëra fenomenale europiane, që janë të një niveli shumë të lartë, që nëse krahasojmë ekonominë këtu dhe atje, këtu ekonomia është shumë e vogël, por bravo që po na jepni dashuri neve. Ju jeni ozoni i popullit shqiptar, ju jeni frymëmarrja, jeni mushkëria jonë, e fëmijëve tanë. Sinqerisht po. E dua gjelbërimin”, tha ai, teksa bëri thirrje për të lënë pas rivalitetet politike dhe për të punuar të gjithë bashkë.
Këngëtarja e njohur, Shyhrete Behluli, përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për vizionin dhe theksoi se ky shembull duhet të ndiqet edhe nga të tjerët. “Unë jam shumë e nderuar që jam në mesin e kolegëve të mi, në mesin e gjithë shqiptarëve, se me Shqipërinë u rritëm me ëndrrën me e pa, por s’kishim se si. Tani na erdhi dita që të vijmë edhe të japim kontributin tonë, dashurinë tonë, të mbjellim diçka që jeton përgjithmonë. Përshëndes kryetarin vizionar, që duhet të jetë shembull për gjithë të tjerët”, tha Veliaj.
Pak kohë më parë, bilbili i Kosovës dhe mbretëresha e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, u prit në Bashkinë e Tiranës në një ceremoni të veçantë, ku kryebashkiaku Erion Veliaj i dha “Çelësin e Qytetit”, në shenjë mirënjohje për gjithçka ajo ka bërë për muzikën dhe artin shqiptar, si simbol i pakontestueshëm i artit, kulturës edhe i asaj çka përfaqëson Shqipëria dhe shqiptarët. /atsh/
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit