Shqipëria
Tiranë, hapet “Unaza e madhe” me gjatësi 2.1 km
Erion Veliaj e Pandeli Majko e bënë xhiron e parë në Unazën e Madhe në Tiranë, e cila nga dje mbrëmë u lëshua në qarkullim. Unaza ka një gjatësi prej 2.1 km

Bashkia e Tiranës hapi dje për automjetet segmentin e Unazës së Madhe që lidh zonën e “Pallatit me Shigjeta” me Farkën,, duke zgjidhur problemin e trafikut të makinave që vijnë nga sheshi “Shqiponja” dhe Kombinati, në drejtim të qendrës si dhe të atyre që udhëtojnë drejt juglindjes.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nën shoqërinë e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko lëshuan në qarkullim segmentin e Unazës së Madhe që lidh zonën e “Pallatit me Shigjeta” me Farkën, duke zgjidhur problemin e trafikut të makinave që vijnë nga sheshi “Shqiponja” dhe Kombinati, në drejtim të qendrës së Tiranës.
Veliaj e Majko, në mënyrë simbolike hoqën barrierat kufizuese, duke i hapur rrugë qarkullimit të automjeteve në këtë segment tepër të rëndësishëm, i cili siç thanë ata, do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.
Me një gjatësi prej 2.1 km, segmenti Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike është e kategorisë A2 e përshtatur për zona urbane me rrugë kryesore, rrugë paralele dhe e konceptuar si rrugë shpejtësie me 12 hyrje-dalje të disiplinuara.
Për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe për të rritur sigurinë e qytetarëve, janë ndërtuar dhe katër mbikalime automjetesh në disnivel, mbikalime këmbësorësh të pajisura dhe me ashensor për PAK, si dhe në të dy-drejtimet e lëvizjes janë ndërtuar trotuar si dhe korsi biçikletash.
Punimet e kryera me standardet më të mira evropiane përfshijnë ndërtimin e plotë të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, vendosjen e sinjalizimit vertikale dhe horizontale, instalimin e plotë të ndriçimit rrugor si dhe shtimin e gjelbërimit.
E-Diaspora
-
Humb jetën shqiptari në një aksident trafiku në SHBA, ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare Amerikane Ushtari shqiptar humb jetën tragjikisht në SHBA, të shtunën i jepet lamtumira e fundit...
-
Britania tenton të deportojë një shqiptar të dënuar për trafik droge, por pa sukses
-
Vrasjet e grave shqiptare në Zvicër: Për kë po bien kambanat?
-
Teuta dhe Agroni në kohët moderne – Dhuna ndaj grave në diasporë
-
Njoftim i rëndësishëm për diasporën shqiptare lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025
Jeta në Zvicër
-
Lokacionet e biznesit zviceran renditen ndër më të mirat në Evropë A e dini se lokacionet e biznesit zviceran renditen ndër më të mirat në Evropë...
-
Trotinetët elektrikë në Zvicër: Një mjet modern, por i rrezikshëm në rrugë
-
Shpenzimet në Zvicër në ngritje – as tarifat e Trump nuk i ndalin konsumatorët
-
Dështojnë negociatat mes siguruesve suplementarë dhe mjekëve në Gjenevë – pacientët ende pa rimbursim
-
Alarmi në Zvicër: Mungesat në punë për arsye mendore po rriten ndjeshëm