Shqipëria

Tirana ndan një milion dollarë për të prekurit nga tërmeti

Në mbledhjen e sotme urgjente, Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi vendimin për fondin 1 milion dollarë për të prekurit nga termeti i fundit në Shqipëri. Ndihma është paraparë për t’u dal në ndihmë të gjithë familjeve të prekura nga lëkundjet e tërmetit.

Erion Veliaj, kryetari i Tiranës, është shprehur se fondi prej 20% do të shkojë në formë solidariteti për qytetin e Durrësit, i cili u prek nga tërmeti.

“Sot po kalojmë një fond prej një milion dollarësh të ndarë 80% për qytetin e Tiranës, por në mënyrë simbolike vendimi i parë është për 20% të këtij fondi, pra 200 milionë lekë, për qytetin e Durrësit, në ndihmë të koleges sonë atje, që ka një sfidë akoma më të madhe. E fillon mandatin me një sfidë të jashtëzakonshme, me tërmet në qytetin e saj, kështu që do të doja shumë që t’i gjendeshim pranë Valbonës dhe vëllezërve e motrave në Durrës”, ka thënë Veliaj, raporton tch.

Po ashtu në shenjë solidarizimi, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës sot vendosën unanimisht që pagën e tyre të shtatorit ta dhurojnë për të prekurit nga tërmeti, përcjell albinfo.ch.