Shqipëria përtej bregdetit
Tirana, kryeqyteti dinamik, i eksplorueshëm në çdo stinë të vitit
Tirana është një qytet interesant me një zhvillim të shpejtë dhe i projektuar posaçërisht për turistët kuriozë që dëshirojnë të përjetojnë jetën dhe veçantitë e tij. Ajo ofron një "ajër" krejtësisht të ndryshëm nga vendet përreth tij
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë ndodhet në mes të vendit, është qyteti më i madh dhe njëherësh qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, sociale dhe kulturore e vendit.
Tirana është padyshim një nga metropolet më të gjalla në Evropen Lindore. Ajo sot ka zyrtarisht 751.361 banorë. Kryeqyteti shqiptar, me një klimë të butë, ofron shumë mundësi për vizitorët e tij në çdo stinë.
Tirana është themeluar nga Sulejman Pashë Bargjini në vitin 1614. Ajo është nominuar për kryeqytet të përkohshëm në vitin 1920 ndërsa zyrtarisht është bërë kryeqytet i Shqipërisë, në vitin 1925.
Arkitektura e këtij qyteti ngërthen në vete aspekte nga të gjitha periudhat: që nga ilirikja deri te modernja. Vitet 1920-30 sollën një modernizim të qendrës së Tiranës nën drejtimin e arkitektëve italianë të urbanistikës, periudha komuniste ka shtuar një sens tjetër të uniformitetit të shteteve të Evropës Lindore.
Qytet i ngjyrave
Arkitektura shqiptare e kohës së luftës dhe pasluftës dëshmon për dy regjime totalitare. Regjimi i Msolinit la gjurmët e tij me Shtëpinë e Fashistëve (aktualisht godina e Universitetit Politeknik) dhe ndërtesat përreth. Godinat kulturore, muzetë, edukimi nga epoka komuniste përplotësojnë tablonë e historisë kombëtare.
Tirana mund të konsiderohet si qytet i ngjyrave për shkakun se shumë ndërtesa të saj janë të ngjyrosura me ngjyra të gjalla duke krijuar kështu kontraste interesante.
Rinovimi i Pazarit të Ri në Tiranë i shton atraktivitetin për të gjithë turistët që vizitojnë kryeqytetin. Sot, ai vazhdon të jetë një nga qendrat më të mëdha tregtare.
Kryeqyteti i Shqipërisë gjithashtu ofron hapësira të mëdha për organizim të konferencave si një qendër për aktivitete dhe ngjarje ndërkombëtare dhe rajonale; seminare, simpoziume, konferenca, festivale, etj.
Mundësi të pafund për turizmin e aventurës
Tirana mbulon një hapësirë shumë më të gjerë me periferitë e saj, duke ofruar mundësi të pafund për dashamirësit e aventurës. Periferitë e Tiranës ofrojnë mundësi për eksplorimin[BS1] e Parkut Kombëtar të Dajtit, Baldushkut ose të Shpellës së Pëllumbave, Kanionit të Erzenit, Syrit të çiklopit apo Shpellës së Shenjtë. Tirana është po kështu fantastike për ata që kërkojnë aventurë duke kërcyer me parashutë nga mali i Dajtit ose duke ngarë biçikletën nëpër rrugët malore të fshatrave përreth.
Tirana ka mjaft restorante dhe resorte të cilat shërbejnë një menu të pasur me ushqime tradicionale dhe ndërkombëtare. Qyteti ofron një miks të ushqimeve shtëpiake të kuzhinës fshatare me menutë njohura nga Evropa dhe Azia.
Shijimi peizazheve rurale, frymëmarrja në ajër të pastër, ushqimet organike dhe të kultivuara në shtëpi ashtu si dhe ndjenja e relaksimit, hyjnë të gjitha në përpjekjet e Tiranës për të inkurajuar agroturizmin dhe ekoturizmin. Në këtë drejtim, qyteti i Tiranës ka organizuar panaire dhe ekspozita që promovojnë dhe motivojnë rritjen e produkteve nën etiketën Made in Tirana si për rritjen e interesit për bujqësinë vendore të pavarur ashtu dhe për dhënien e jetës së re zonave rurale të kryeqytetit.
Tirana është një qytet interesant me një zhvillim të shpejtë dhe i projektuar posaçërisht për turistët kuriozë që dëshirojnë të përjetojnë jetën dhe veçantitë e qytetit. Rrjedha e turistëve në kryeqytet po rritet vit pas viti duke e vendosur Tiranën në mesin e metropoleve më të kërkuara të reja në tregun turistik.
Kryeqyteti ofron një “ajër” krejtësisht të ndryshëm nga vendet përreth tij. Tirana është pa dyshim një qytet i mundësive.
Çfarë duhet të vizitoni në Tiranë
Mund të filloni nga Sheshi Skënderbej, në qendër të kryeqytetit. Duke ecur rreth këtij sheshi ju mund të shihni Pallatin e Kulturës, Monumentin e Skënderbeut, Bankën e Shqipërisë dhe Muzeun Historik Kombëtar. Në anën e majtë të Sheshit Skënderbej e gjeni Kullën e Sahatit që u ndërtua në vitin 1822 nga Haxhi Et’hem Beu, i njëjti person që ndërtoi Xhaminë pranë saj. Duke ecur drejt, ju do të arrini direkt në rrugën për këmbësorë “Murat Toptani” ku ndodhen Kështjella e Tiranës, Teatri Kombëtar, Galeria Kombëtare e Arteve, Instalacioni artistik “Retë” etj.
Mozaiku i Tiranës, Dajti, teleferiku, “Bunk`art”…
Mozaiku i Tiranës, është një nga monumentet më të vjetra të zbuluara në Tiranë, mendohet të jetë pjesë e një shtëpie romake të ndërtuar në shekullin e 3 pas Krishtit.
Ju mund të kaloni një gjysmë dite në Malin e Dajtit, që ka një natyrë të mrekullueshme. Atje mund të ngjiteni me teleferik, nga qendra e qytetit duke marrë më parë autobusin Qendër- Porcelan.
Bunk’art 1 është një nga atraksionet më të rëndësishme në Tiranë, dedikuar viktimave të regjimit komunist dhe ndërtuar në dhomat e një bunkeri të vjetër dhe të ftohtë. Ai ishte sekret deri në vitet e fundit ndërsa tashmë është një muze arti bashkëkohor.
Këshilla praktike
Autobusi Rinas Express, operon 12 orë (nga ora 7:00 deri 18:00) si një shërbim ditor nga Aeroporti në qendër të qytetit të Tiranës. Autobusi niset çdo orë, (në orë të plotë), prapa Pallatit të Kulturës. Tarifa është 250 Lekë. Shërbimi i Taksit i Aeroportit të Tiranës ofrohet nga ATEx Ltd. Adresa e Internetit: www.atex.al. Ju mund të vini në Tiranë me autobusë nga vende të ndryshme, nëse jeni në zonën e vendeve të Shengenit, ose nëse keni vizë. Stacioni i autobusëve që shkojnë dhe vijnë nga jashtë është vendosur pas Pallatit Sportiv “Asllan Rusi”.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve