Shkurt.ch

Tinejxherët zviceranë, të kënaqur me jetën

Studimi është bërë në 39 vende të Evropës dhe të Amerikës Veriore. Janë anketuar 200 mijë të tinejgjerë

Të rinjtë e Zvicrës në krahasim me moshatarët e tyre të vendeve tjera të Evropës, janë të kënaqur me jetën e tyre, lëvizin jo sa duhet dhe pastrojnë rregullisht dhëmbët.

Kjo del nga një raport i bërë nga Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë (WHO) e publikuar së fundi.

Të rinjtë zviceranë sipas këtij raporti mund të lavdërohen me trup sportiv në krahasim me moshatarët e tyre në botë. Kështu, vetëm 5 për qind të zviceranëve të rinj janë me mbipeshë, ndërkohë që në SHBA 30 për qind të të rinjve konsiderohen si të tillë ndërsa në Portugali 20%.

Studimi është realizuar në vitin 2009/2010 në 39 vende të Evropës dhe të Amerikës Veriore. Janë anketuar 200 mijë të tinejgjerë të moshave 11, 13 dhe 15 vjeçare.