Integrimi
Timonin e jetës e ka në duart e veta
Si çdo popull në botë, për shkak të kushteve ekonomike dhe politike, ashtu edhe populli shqiptar e gjen arsyen e vet të emigrimit për krijimin e kushteve të jetës dhe ardhmërinë e vet më të mirë.
Shumica e vendeve perëndimore të zhvilluara, ku ka edhe popullatë shqiptare, sot llogarisin pa hezituar edhe në rininë shqiptare, duke pasur parasysh integrimin dhe shkollimin e kësaj rinie, e cila dallohet në shumë fusha arsimore dhe integrale. Prandaj, sot populli shqiptar në Perëndim nuk vlerësohet vetëm si fuqi krahu, apo me bërryla, por edhe me dije e kulturë, të cilat e dallojnë ndër popujt e tjerë, por edhe si populli më i lashtë, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë.
Të ndalemi dhe të bëjmë një vështrim të vogël në Zvicër, ku jetojnë më se 250 mijë shqiptarë, e cila në përbërjen e saj ka një armatë të madhe të rinisë, që shkollohen, punojnë dhe jetojnë në këtë vend. Të rinjtë shqiptarë në Zvicër, ashtu si të rinjtë e vendeve të tjera, po ashtu edhe si rinia vendëse zvicerane, nuk përballën me bariera sikur në vendet e tjera, por i kanë kushtet e volitshme për të mësuar dhe studiuar.
Prindërit shqiptarë, edhe pse pakëz me vonesë, e kanë kuptuar rolin dhe rëndësinë në përkushtimin e fëmijëve të tyre për t’i drejtuar në shkolla, me arsyetimin se kushtet dhe rrethanat familjare e kanë pasur orientimin vetëm të krijonin bazën materiale, apo investimet në tulla e mure shtëpish. Mirëpo, familja shqiptare ndonëse e emigruar, ajo e ka edhe trungun e shëndoshë, e cila arsimimin e ka trashëgimi në jetë, edhe pse ndonjëherë me vështirësi, ajo i thyen barrierat e shumëfishta dhe krizat e ndryshme, ku do që gjendet, duke iu qasur dhe përkushtuar në veçanti shkollimit të fëmijëve të tyre.
Është shumë e rëndësishme kur sot, një numër i madh i të rinjve shqiptarë, të cilët gjenden në mërgatë në vendet perëndimore, po ashtu edhe në Zvicër, kanë kryer shkolla të ndryshme profesionale, të cilët kanë marrë edhe tituj të lartë arsimorë e shkencorë, çka na bënë të ndjehemi krenarë, jo vetëm prindi i tyre, por kombi edhe shteti shqiptar, që do të thotë se një ditë do të kontribuojnë edhe në vendin e tyre, në Kosovë dhe kudo në trojet shqiptare. Edhe prindërit në veçanti ndihen krenarë për fëmijët e tyre, kur janë mirëkuptuar dhe kanë pasur sukses këshillat prindore, të cilët me shumë mundime dhe djersë kanë mbërritur në rend të parë të sigurojnë kafshatën e gojës dhe sigurimin e kushteve për fëmijët e tyre, për të cilët nuk kursejnë asgjë të mundshme.
Prandaj, të rinjtë shqiptarë, apo brezi i ri në Zvicër, i kanë kushtet sot dhe kanë hapësirë për t’i zgjedhur rrugët e veta të arsimit dhe dijes, duke e udhëhequr timonin e jetës me duart e tyre. Jeta përveç anëve të veta pozitive, të cilat e dallojnë njeriun për të mirë, ajo i ka edhe anët e veta negative, të cilat njeriun e dallojnë dhe e degradojnë në të gjitha poret e jetës normale, duke e adresuar në rrugë të ndryshme dhe të gabuara, të cilat ia ulin tërë prestigjin moral e njerëzor. Njeriu nuk është i prirur vetë për të bërë keq, nëse këtë orientim nuk e përvetëson dikund tjetër, ose nuk e ushtron në ndonjë mënyrë nga njerëzit e çorientuar dhe të degjeneruar, të cilët me vetëdije apo pa të ia shkurtojnë jetën vetëvetes, por edhe të tjerëve me një masë të madhe, sidomos me përdorimin e drogës dhe alkoolit. Ndoshta prindi, si vështrues i mirë, apo i “dobët“, me vështirësi e vëren veprimin e fëmijëve të vet dhe sjelljen e tyre pa pjesëmarrjen aktive, që do të thotë se dikur është vonë për t’u kyçur në rrjedha dhe pasojat e rënda e vështirësojnë mundësinë për të treguar rezultate në përmirësimin e tyre.
Shumë njerëz, po ashtu edhe populli shqiptar mendojnë se të rinjtë mësohen dhe i përvetësojnë njohuritë e tyre në bazë të përjetimeve dhe aventurave. Kjo është vetëm një pjesë e një përqindje të vogël, që i ka anët e veta pozitive, sepse, nëse përfillet një rrugë e tillë, në mënyrë që të harmonizohen marrëdhëniet në mes të prindërve në raport me fëmijët e tyre, atëherë bie shumë poshtë stabiliteti i një familje, duke u bazuar në rezultatet dhe pasojat që rrjedhin. Ndoshta, nuk kemi të drejtë t’i kundërshtojmë të rinjtë, nëse shkojnë nëpër klube rinore të natës, në kinema apo diskoteka, në mënyrë që të argëtohen dhe të kalojnë kohën me shoqërinë e tyre, sepse jeta e çdo të riu duhet të kalojë ato fazat e jetës në mënyrë që të fitojë njohuri dhe eksperiencë në jetën e vet rinore, por e rëndësishme është ruajtja, apo shmangia nga ndikimet e ndryshme negative të mjedisit, të cilat më vonë janë të paevitueshme dhe të rrezikshme për jetën. Dhe atëherë kur ndodh e kundërta që bie ndesh me vetëveten dhe familjen në përgjithësi, në këtë mënyrë edhe jeta e humbë kuptimin, duke u konfrontuar me fatin e vet.
Në të shumtën e rasteve, i riu apo e reja zhduken në orët e vona nëpër lokale të ndryshme dhe të lakmueshme të natës, duke u kthyer të lodhur e të rraskapitur nga pagjumësia dhe alkooli, apo të varur nga ndonjë „ilaq“ tjetër të “botës së ëndërrave“, kush duhet të dëshpërohet më shumë në këtë rast” Mësuesi në shkollë nuk e pranon në një gjendje të tillë, as punëdhënësi nuk e pranon vetëm për figurë në punë, mbetet i vetmi prindi, i cili duhet të ballafaqohet deri në maksimum. Platoni, një mendimtar i vjetër, ka thënë ai që kujdeset për shpëtimin e rinisë, ka bërë punë hyjnore. Mendoj se edhe kjo thënie e shton thesarin e thënieve të tjera që kanë të bëjnë për kujdesin ndaj rinisë. Ndërsa, rinia duhet shtuar vullnetin e vet, me pak dashuri njerëzore, pak ndjenja atdhedashurie, pak respekt ndaj gjuhës dhe pak respekt ndaj prindërve të vet, dhe e keqja nuk mund të bëjë çerdhe në shpirtin dhe jetën e tyre.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes