Lifestyle

Timberlake sjell prapaskenat e videoklipit “Filthy”

Justin Timberlake së fundmi ka publikuar videoklipin futuristik “Filthy”, duke portretizuar një shpikës si Steve Jobsi. E, në rrjetin social “Instagram”, këngëtari ka publikuar prapaskenat gjatë krijimit të videoklipit, përcjell albinfo.ch.

Revista ”Billboard” shkruan se Timberlake qëndron prapa performancës futuristike që zhvillohet në videoklip.

“Duke bërë një robot”, ka shkruar Timberlake në Instagram. E në postim vërehet edhe puna që bëhej në program. “Filthy” është pjesë e albumit të tij të ri “Man of the Woods”, që do të publikohet më 2 shkurt.