Kuriozitete
TikTok synon futjen e video lojërave në kuadër të bisedave

TikTok po kryen një sërë testesh për të përfshirë lojërat në biseda (chat), me synimin për të rritur kohën që njerëzit kalojnë në platformë.
Lajmi, i publikuar nga Reuters, do të përfaqësonte një pikë kthese të rëndësishme në treg për aplikacionin, i cili prej muajsh po ndien presionin e konkurrencës së Meta-s, mbi të gjitha të Instagram.
Sipas analizave të fundit të Business of Apps, TikTok arriti 1,2 miliardë përdorues aktivë në muaj në fund të vitit 2021 dhe parashikohet të arrijë në 1,5 miliardë brenda fundit të vitit 2022.
Një test i projektit të videolojërave është kryer tani në Vietnam, vend ku përdorimi i aplikacionit është shumë i lartë, me 70% të qytetarëve të moshës nën 35 vjeç.
Sipas Reuters, shoqëria ka nisur të eksperimentojë lojërat në chat-e që shfrytëzojnë teknologjinë HTML5, e cila ka zëvendësuar me shpejtësi programin Java në shpërndarjen e përmbajtjes dinamike në faqet e internetit.
“Jemi gjithnjë në kërkim të mënyrave për të pasuruar platformën tonë dhe për të testuar rregullisht funksione të reja, që i shtojnë vlerë komunitetit të përdoruesve”, deklaroi një përfaqësues i TikTok për Reuters, përcjell Albinfo.ch.
Në vitin 2021, kompania bleu studion e lojërave Moonton Technology me seli në Shangai, duke konkurruar me Tencent, kompania më e madhe teknologjike kineze dhe ndër pesë të parat në botë. Përfshirja e TikTok në botën e videolojërave pasqyron përpjekjet e ngjashme të bëra nga kolosë të tjerë, të cilët kërkojnë të ruajnë përdoruesit, duke hapur aktivitete të reja biznesi.
Meta prezantoi Instant Games në Facebook në vitin 2016, ndërsa së fundi Netflix shtoi në platformën e vet streaming një katalog me tituj për t’u luajtur në pajisjet me sistem Android.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë Kosova ka parë një rritje të ndjeshme të investimeve në patundshmëri, veçanërisht nga diaspora. Sipas të...
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve Duke filluar nga fundi i vitit 2025, avionët zviceranë do të kenë ndarje më të mëdha...
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit
-
Zvicra po shkon drejt rishikimit të energjisë bërthamore
-
“Një këshillë – 673 milionë CHF”, shumë para federale shpenzohen për konsulentë dhe shërbime të jashtme