Sport

Tifozët zgjedhin golin e Kolollit si më të bukurin

Goli i Benjamin Kolollit është zgjedhur si më i miri në raundin e dytë në Kupën e Zvicrës

Futbollisti shqiptar, Benjamin Kololli ka treguar paraqitje shumë të mira në këtë sezon. Lojtari i Zurichut po shënon gola në Superligën e Zvicrës, Ligën e Evropës dhe Kupën e Zvicrës.

Një gol mjaft të bukur ka shënuar pikërisht në Kupën e Zvicrës, që është zgjedhur më i miri në raundin e dytë, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.

Kololli shënoi ndaj FC Breitenrain në ndeshjen që përfundoi 4:2. Ai realizoi në minutën e 23-të nga rreth 25 metra. Tifozët e votuan si më të mirin.

Ata nuk e kishin të vështirë të e zgjedhin si më të mirin. Kololli shënoi së fundi edhe dy gola për Kosovën në ndeshjen përballë Maltës.