Lajme

Tifozet serbë shkaktojnë trazira në Bernë

Gjatë rrugës nga qendra e qytetit në stadium është raportuar për disa incidente, raporton albinfo.ch

Në Hodlerstrasse përpara Urës së Lorrenit u sulmuan disa persona nga tifozët serbë, siç njoftoi policia kantonale e Bernës në Twitter. Një oficer policie gjuajti disa të shtëna paralajmëruese. Situata është qetësuar më vonë, njofton policia dhe dëshmitarët okularë.

Pak kohë më vonë, një person u plagos në urën e Lorrenës. Ambulanca ishte mobilizuar. Hetimet për incidentin janë duke u zhvilluar, ka thënë policia.

Në lagjen Lorrene, tifozët serbë hodhën disa kanaçe të plota birre në një terracë të kafiterisë Café Kairo për shkak të një flamuri “LGBT”, raportoi një reporter nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA. Nuk ka asnjë informatë për personat e lënduar, përcjell albinfo.ch

Marshimi i tifozëve me rreth një mijë tifozë të “Red Star Beograd” përfundoi pak para orës 19 në “Stade de Suisse” në veri.

Young Boys dhe Red Star Beograd  garojnë këtë javë dhe javën tjetër në fazën grupore të Ligës së Kampionëve të Futbollit . Ndeshja e parë u caktua këtë të mërkurë në mbrëmje në Bernë, ndeshja e dytë vjen të martën tjetër në Beograd , përcjell albinfo.ch