Futboll
Tifozët dhe drejtuesit e Bazelit presin me padurim “mjeshtërinë” e Shaqirit në fushën e gjelbërt
Interesim i madh në Bazel për ta parë rikthimin e Shaqirit
Nga nisja e serisë, Bazeli do të jetë nikoqir i Yverdonit në xhiron e pestë të elitës së futbollit të Zvicrës. Në letër, nuk është ndonjë ndeshje e madhe, por kërkesa është e tillë. Natyrisht, pasi Xherdan Shaqiri pritet ta zhvillojë ndeshjen e parë me fanellën e Bazelit pas një kohe të gjatë.
Kujtojmë se Shaqiri ditë më parë u prezantua te Bazeli, pas transferimit si futbollist i lirë nga Chicago Fire. Dhe të dielën pritet të luajë në ndeshjen që nis në orën 16:30.
Shaqa ka nisur stërvitjet me skuadrën prej të martës, ndërsa trajneri i skuadrës së madhe zvicerane, Fabio Celestini, ka thënë se ai është në formë të lartë. Ka konfirmuar se do të jetë pjesë e skuadrës.
“Unë kurrë nuk tregoj se kush do të luajë titullar, nuk do të flas as për Shaqirin. Ai është në skuadër, që është gjë shumë e mirë. Nuk kam punuar më parë me të, e kam njohur vetëm si person. Për këtë u takuam të hënën për të folur për synimet. Xherdani është me karakter dhe personalitet të veçantë. Kjo mund ta ndihmojë shumë ekipin”, ka thënë të premten Celestini për mediumin zviceran “watson.ch”.
Trajneri Celestini ka theksuar se Shaqiri është futbollist i cili mund të luajë në disa pozita të sulmit. Kjo e bën atë futbollist shumë të vlefshëm, ka theksuar Celestini.
“Ai mund të luajë si sulmues në mes, por edhe si sulmues i krahut. Ai e kupton futbollin dhe lirshëm mund të luajë edhe në sistemin 3-4-3. Në sistemin tonë të lojës, Shaqiri mund të luajë në të tria pozitat e sulmit dhe për këtë arsye nuk kam nevojë të bëj ndryshime në sistemin e lojës”, ka vazhduar tutje Celestini, duke shtuar se Shaqiri nuk e ka kërkuar shiritin e kapitenit. Shaqiri në konferencën e parë pas kthimit te Baseli kishte nënvizuar se “nuk ka nevojë për shiritin e kapitenit, për t’u bërë lider i skuadrës”.
Mediumi tjetër zviceran “Sport.ch”, ka shkruar të premten se biletat për ndeshjen ndaj Yverdonit janë shitur thuajse të gjitha.
Stadiumi i Baselit, “St. Jakob-Park”, ka kapacitet prej rreth 39 mijë ulëseve. Të dielën pritet të jetë i stërmbushur për ta parë nga afër njërin prej lojtarëve më të mirë të futbollit zviceran.
Shaqiri ndeshjen e fundit me fanellën “kuqeblu” të Baselit, e ka zhvilluar më 23 maj të vitit 2012. Ishte paraqitja e tij e 130 me Baselin zviceran. Ndeshjen e 131-të pritet ta luajë më 25 gusht.
Shaqiri me marrëveshje të dyanshme e ndërpreu kontratën me skuadrën e ligës MLS, Chicago Fire, ndërsa te Baseli u kthye pas 12 vjetësh, aty ku e nisi karrierën në vitin 2007.
Karrierën e pasur si futbollist e vazhdoi te Bayern Munichu, ndërsa ishte edhe pjesë e Interit, Stoke Cityt, Liverpoolit dhe Lyonit.
Ai ka fituar shumë trofe të rëndësishëm në karrierë.
Dy herë është fitues i Ligës së Kampionëve, me Liverpoolin dhe Bayern Munichun. Me gjigantin anglez e ka të fituar edhe Premier Leaguen dhe Kupën e Botës për Klube. Trofeun e Kupës së Botës për Klube e ka të fituar edhe me Bayern Munichun, skuadër me të cilën ishte tri herë fitues i Bundesligës dhe dy herë Kupës së Gjermanisë.
Dy herë futbollisti më i mirë në Zvicër u shpall tri herë kampion me Baselin, ndërsa e fitoi dy herë edhe Kupën e Zvicrës me po të njëjtën skuadër.
Është edhe dy herë fitues i Superkupës së Evropës dhe një herë fitues i Superkupës së Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve