Sport

Tifozët ‘braktisin’ Kombëtaren

Vetëm 450 bileta janë shitur për ndeshjen e së shtunës ndaj Lihtenshtajnit

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë do të jetë ndaj Lihtenshtajnit më 2 shtator, të shtunën.

Por, për këtë ndeshje ka shumë pak interesim nga tifozët shqiptarë. Kjo për shkak të bojkotit të Tifozëve Kuq e Zi, kur Shqipëria luan në shtëpi, apo edhe për shkak të kundërshtarët të dobët.

Vetëm 450 janë biletat e shitura deri më tani për ndeshjen Shqipëri-Lihtenshtajn, që do të luhet në “Elbasan Arena”. Një shifër që, edhe pse i shtohen disa abonime apo sponsorët, nuk e çojnë më shumë se 1.500 numrin e biletave në total, që do të thotë se është shitur vetëm 1/10-a e tyre në stadiumin e Elbasanit, një rekord negativ ky për praninë e tifozerisë shqiptare për ndeshjet brenda, raporton “TCH”.

“Me sa duket, dikush e ka nënvlerësuar këtë ndeshje të kombëtares. Ndërkohë që ekipi, nga ana sportive ka një përgatitje maksimale, pasi edhe pse është një skuadër e vogël, gjithsesi vlera e këtij takimi është 3 pikë”, tha Gazmend Malo, shef i marketingut në FSHF, përcjell albinfo.ch.

Por, tifozët shqiptarë janë treguar më besnik për ndeshjet që Shqipëria i luan si mysafirë, dhe të gjitha 450 biletat për ndeshjen me Maqedoninë si mysafirë janë shitur.