Lajme

Ticino nis referendumin për rritjen e pagës minimale

Kantoni jugor i Zvicrës, Ticino, do të mbajë një votim për rritjen e pagës minimale. Votimi do të zhvillohet pasi janë mbledhur 12,000 nënshkrime, për të mbajtur një referendum të detyrueshëm në mbarë kantonin, përcjell albinfo.ch.

Ticino është një nga pak kantonet zvicerane që ka një pagë minimale, megjithëse përkrahësit e votës argumentojnë se ajo është shumë e ulët dhe kanë bërë thirrje për një “pagë jetese”. Paga minimale aktuale është afërsisht 19 CHF.

Avokatët, të cilët e kanë quajtur fushatën “Per un salario minimo sociale” (Për një pagë minimale sociale) po bëjnë presion për një rritje në 21,50 CHF, me rritje progresive më pas. Ende nuk është caktuar një datë për votim, përcjell tutje albinfo.ch.