Shkurt.ch

Ticino kërkon 9, në vend të 7 ministrave

Përmes shtimit të numrit nga 7 në 9, kantoni, italishtfolës i Zvicrës shpreson të shtojë gjasat e veta për përfaqësim në qeveri

Kantoni i Ticinos kërkon që Qeveria Federale (Këshilli Federal) e Zvicrës, të ketë nëntë anëtarë në vend të shtatëve sa ka tash. Për të realizuar këtë kërkesë, Parlamenti i kantonit ka bërë miratuar një iniciativë kantonale.

Përmes shtimit të numrit të ministrave nga 7 në 9, kantoni jugor, italishtfolës i Zvicrës shpreson të shtojë gjasat e veta për përfaqësim në qeveri. Ndër të tjera, iniciativa kërkon që në të ardhmen nga asnjëri regjion (ku hyjnë nga disa kantone) të mos kenë të drejtë të zgjidhen më shumë se nga dy ministra.

Që nga dorëheqja, në vitin 1999 e ministrit Flavio Cotti nga posti i ministrit federal, ky kanton nuk ka arritur asnjëherë të ketë ndonjë përfaqësues të atij niveli në Bernë.

Nga viti 2010 kjo është hera e dytë që Ticino po kërkon shtimin e numrit të ministrive. Herën e parë ajo qe hedhur poshtë nga Asambeja parlamentare e Zvicrës.