Lajme

“Ti Shqipëri më jep nder”, slogani i Kombëtares në “Euro 2016”

“Ti Shqipëri më jep nder” do të jetë slogani i Kombëtares shqiptare të futbollit për “Euro 2016” në Francë. Lajmin e bëri të ditur presidenti i FSHF-së, Armando

Vargu antologjik i poetit të rilindjes kombëtare, Naim Frashëri: “Ti Shqipëri më jep nder” do të jetë slogani i Kombëtares shqiptare të futbollit për “Euro 2016” në Francë. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Duka, gjatë prezantimit të projektit të stadiumit të ri kombëtar.

Kreu i Federatës Shqiptare e konsideroi më pas kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian si një tregues që futbolli ynë meriton shumë.

“Ky sukses është prova që futbolli ynë meriton shumë. Është një faqe e parë dhe një kapitull i ri që tregon se pavarësisht vështirësive, futbolli ka objektiva të larta”, deklaroi Duka.

Ndryshe slogani i Kombëtares merret nga poezia e Naim Frashërit “Bagëti e Bujqësi” (Ti, Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqiptar; zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr!)