Kuriozitete
Thyhet rekordi: Diamanti në Gjenevë shitet për 50 milionë dollarë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, ashtu edhe ndodhi. Diamanti me ngjyrë rozë është shitur në një ankand në Gjenevë për 50.3 milionë franga zvicerane (50 milionë dollarë apo 44 milionë euro), shkruan “The Local”.
Ky diamant kishte afër 19 karat, derisa është blerë nga brendi amerikan Harry Winston, në ankandin që u mbajt të martën në Gjenevë, përcjell albinfo.ch.
Çmimi prej 2.6 milionë dollarësh për karat është rekord i ri i botës, sipas shtëpisë së ankandeve “Christie’s”.
Ky diamant besohet se është zbuluar në Afrikën e Jugut, para rreth një shekulli, më 1920, dhe tashmë është shitur për një çmim rekord. Diamanti ka 18.96 karat.
Rekordi për diamant rozë ishte 32.5 milionë dollarë që ishte shitur në Hong-Kong, gjithashtu nga ankandi i mbajtur në Gjenevë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik