Lajme
Thyen heshtjen Sanija Ameti: “Më vjen turp”
"Ato (të shtënat) nuk kanë asnjë qëllim, nuk kanë kuptim, më vjen turp dhe kërkoj falje për këtë”
Tre muaj pasi Sanija Ameti kishte shkaktuar një stuhi me një veprim të saj të pamenduar, politikania është kthyer – dhe përshkruan mbrëmjen në të cilën pati postuar një foto të Marisë, të shpuar me të shtëna nga revolja, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse e pati me shpejtësi postimin, stuhia zgjati me ditë të tëra. Për pasojë, Ameti pati humbur punën dhe u “u hodh në ilegalitet”.
Tani Ameti paraqitet për herë të parë në një intervistë për javoren “Schweiz am Wochenende” dhe flet për mbrëmjen fatale si dhe të ardhmen e saj politike.
Ameti, siç sqaron tani, kishte qenë e mbingarkuar dhe e lodhur atë mbrëmje, qitja sportive e ndihmonte atë në situata të tilla. “Kështu që unë shkova në bodrum. Para derës kishte një pirg letrash të vjetra, me katalogun e shtëpisë së ankandit Koller sipër. E grisa një faqe dhe e ngjita në mur pa e menduar”.
Ajo kishte menduar për vëllain e saj mbi të cilin ishte shtënë me armë në luftën e Bosnjës
Gjatë gjuajtjes, ajo mendoi për vëllain e saj, i cili u qëllua para se të ikte nga ish-Jugosllavia. “Kur shikova foton në mur, nuk pashë më asgjë. Thjesht ndjeva dhimbje”. Celulari ishte afër, kështu që ajo shpërndau spontanisht foton në Instagram: “Ishte impulsive dhe e pamenduar”.
Ameti kërkoi falje dhe e fshiu menjëherë postimin, por pamjet e ekranit u përhapën me shpejtësi – dhe shkaktuan një stuhi kritikash. Reagimet e dhunshme në internet e goditën shumë, por gjithsesi ajo lexonte çdo koment. Ajo thekson: “Ato (të shtënat) nuk kanë asnjë qëllim, nuk kanë kuptim, më vjen turp dhe kërkoj falje për këtë”.
Gjithashtu Ameti e bën të qartë në intervistë se nuk dëshiron të tërhiqet nga partia dhe nga politika: “Si këshilltare e zgjedhur vendore (në Asamblenë e Cyrihut) dhe bashkëkryetare e Operacionit Libero, dua të përmbush detyrimet e mia dhe besimin e dhënë”. Por Presidenti i partisë Jürg Grossen megjithatë kishte bërë thirrje për përjashtimin e saj, përcjell albinfo.ch. E pyetur se ku do të shkonte nëse do të përjashtohej, Ameti thekson: “Unë jam politikane e Gjelbër-liberale dhe do të mbetem e tillë”.
“Më ka befasuar për të mirë reagimi i Kishës Katolike”
Ameti u befasua që Kisha Katolike, nga të gjithë të tjerët, u shfaq me qëndrim pajtues pas incidentit. “Pikërisht në Kishën Katolike, gjeta një humanizëm dhe një ndriçim që më mungonte në vende të tjera”, thotë ajo.
E-Diaspora
-
Hapet edhe një pikë shkollore në Kantonin e Cyrihut Hapet pika shkollore në Küsnacht të kantonit të Cyrihut...
-
Naim Selmonaj shpalos përjetimet e tij përmes skulpturës
-
Pasdite festive në Vjenë për nder të Krishtlindjes
-
Më 26 dhjetor përfundon regjistrimi për të votuar nga diaspora
-
Bernë: Promovohen librat, “Të fluturosh atje ku nuk ishe” dhe “Hanna”
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin shkaqet më të shpeshta të vdekjeve në Zvicër në vitin 2023 Në vitin 2023, 71,822 njerëz që jetonin në Zvicër vdiqën. Kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë më...
-
Zvicër: Shkalla e ndihmës sociale ra në 2.8 për qind në vitin 2023
-
Naim Selmonaj shpalos përjetimet e tij përmes skulpturës
-
VIDEO
Veturat vetëdrejtuese në Zvicër, por cilat janë rregullat?
-
Sindikata zvicerane kritikon rritjen ‘e pamjaftueshme’ të pagave