Lajme
Thurgau: Policia parandalon koncertin e ekstremistëve të djathtë
Ajo rrethoi vendin në liqenin e Konstancës dhe kontrolloi rreth 50 persona, të cilët z dëbuan nga kantoni. Ishte planifikuar një koncert
Policia kantonale e Thurgaut ndërmori veprime të premten në mbrëmje kundër një takimi që ata e përshkruan si një ngjarje të organizuar nga qarqet ekstremiste të krahut të djathtë. Me mbështetjen e autoriteteve federale, ajo rrethoi vendin në liqenin e Konstancës dhe kontrolloi rreth 50 persona. Të gjithë ata, u dëbuan nga kantoni, transmeton albinfo.ch.
Masat e policisë kishin për qëllim parandalimin e ngjarjes dhe mundësimin e sigurisë publike gjatë gjithë kohës. Kështu thuhet në një deklaratë të policisë kantonale të Thurgaut të premten në mbrëmje.
I pyetur nga mediat, Matthias Graf nga shërbimi mediatik i Policisë Kantonale të Thurgaut tha se ishte planifikuar një koncert, shkruan sda.ch Shumica e të dëbuarve ishin të rinj nga Zvicra gjermanishtfolëse.
Në thelb, organizatorët e ngjarjes janë individë privatë. Se cilit grup i përkasin pritet të sqarohet më vonë Operacioni është ende në vazhdim, është shprehur Graf rreth orës 21 të mbrëmjes.
Policia e Thurgaut ka njoftuar gjithashtu se se do të “mbajë presionin e kontrollit të lartë në ditët në vijim”, përcjell albinfo.ch. Sipas raportit të policisë, koncerti duhej të zhvillohej në Untersee.
Policia kantonale e Thurgaut ka marrë mbështetje nga Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare dhe nga kantonet fqinje.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës