Lajme
Thurgau: Dëmshpërblehen me nga 25,000 franga, viktimat e testeve të barnave
Kush dokumenton se ka marrë barna testuese në klinikat psikiatrike midis viteve 1940 dhe 1980 ka të drejtën e kompensimit financiar prej 25,000 frangash
Parlamenti kantonal i Thurgaut ka miratuar kontributet e solidaritetit për viktimat e testeve të barnave të bëra në klinikën psikiatrike në Münsterlingen TG.
Ky parlament miratoi një ligj përkatës në leximin e tij të parë, transmeton albinfo.ch. Personat të cilët dokumentojnë se kishin marrë barna testuese në klinikat psikiatrike në kantonin Thurgau midis viteve 1940 dhe 1980 kanë të drejtën e kompensimit financiar prej 25,000 frangash secili.
Përfitimi i trashëgimtarëve eventual është i përjashtuar, shkruan srf.ch. Drejtori i shëndetësisë në nivel të Kantonit Thurgau Urs Martin (SVP) ka folur në parlament për rolin pionier që Thurgau kishte marrë në trajtimin e zhvillimeve të përmendura në psikiatri në atë kohë.
Ligji i ri do të hyjë në fuqi në vitin 2025 dhe rregullon pagesat që mund të bëhen sipas kërkesës.
Kërkesat janë të vlefshme deri në vitin 2031, përcjell albinfo.ch. Ligji bazohet në një mocion të bërë nga parlamenti i Thurgaut. Aty parashtrimi ishte i padiskutueshëm. Parlamentarët folën për njohjen e viktimizimit të atyre njerëzve që kishin përjetuar një kapitull të palavdishëm të historisë së Thurgaut.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025