Lifestyle
Thomas Markle, mesazh prekës për Meghanin
Thomas Markle, babai i Dukeshës së Sussexit, tha se ai shkruan çdo ditë vajzës së tij, por nuk ka mundur të flasë me të që kur Meghan u martua me princin Harry.
Duke folur për “Good Morning Britain” në ITV, Markle tha se nuk e kuptonte pse Meghan Markle nuk ka dhënë sqarime se pse nuk po e kontakton atë, përcjell albinfo.ch.
Markle u ftua në martesën e vajzës së tij në maj, por duhej të tërhiqej, sepse kishte nevojë për operacion në zemër.
“Unë të dua shumë, je vajza ime dhe me të vërtetë do të doja të dëgjoja nga ti”, tha ndër tjerash ai.
74-vjeçari, i cili kurrë nuk e ka takuar dhëndrin e tij, tha se ai mbetet me shpresë se do të mund ta takojë nipin e tij të ardhshëm, i cili do të lindë në pranverë. Ndërsa Kensington Palace refuzoi t’i komentojë deklaratat e Thomas Markles.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve