Shkurt.ch

Thjeshtësohet bashkëpunimi ndërkufitar në lëmin e administratës

Këshilli Federal në mbledhjen e vet të 15 marsit 2019 ka vendosur që ndryshimet përkatëse ligjore të hyjnë në fuqi më 1 prill 2019, thuhet në një komunikatë të Këshillit Federal

Dorëzimi i dokumenteve zyrtare nga bota e jashtme në Zvicër dhe anasjelltas do të thjeshtësohet: Në të ardhmen nuk do të jetë e nevojshme të shënohet vendi i adresimit në Zvicër në rast se autoritetet e huaja do të kenë lejuar gjithashtu dorëzimin e drejtpërdrejtë të dokumenteve zyrtare.

Këshilli Federal në mbledhjen e vet të 15 marsit 2019 ka vendosur që ndryshimet përkatëse ligjore të hyjnë në fuqi më 1 prill 2019, thuhet në një komunikatë të Këshillit Federal.

Më 28 shtator të vitit 2018 Asambleja Federale pati miratuar Konventën Evropiane të vitit 1977 mbi dorëzimin e dokumenteve administrative jashtë vendit dhe e kishte autorizuar Këshillin Federal për ta ratifikuar atë.

Me hyrjen në fuqi, do të nëhet më i thjeshtë dorëzimi i dokumenteve zyrtare nga jashtë në Zvicër dhe nga Zvicra te marrësit në botën e jashtme në mes të shteteve nënshkruese të Konventës.

Në dekretin e njëjtë federal janë përfshirë edhe ndryshimet në Ligjin mbi Procedurën administrative (VwVG) dhe në tre dekretet pronësore jomateriale, përkatësisht në Ligjin mbi mbrojtjen e brendeve, Ligjin mbi dizajnin dhe ai mbi patentën, transmeton albinfo.ch. Ndryshimet kanë si pasojë thjeshtësimet sa i përket vendit të adresimit edhe në vendet që nuk janë nësnhkruese të Konventës në rast se autoritetet e huaja do të lejojnë gjithashtu dorëzimin e drejtpërdrejtë të dokumenteve zyrtare në shtetin e tyre.

Këshilli Federal ka vendosur që ndryshimet ligjore të hyjnë në fuqi më 1 prill 2019. Konventa e përmendur, për Zvicrën pritet të hyjë në fuqi më 1 tetor 2019.