Futboll

Thirrjet “Serbia, Serbia”, nxisin tensione, Dardanët largohen nga fusha

Në fund të ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës janë paraqitur tensione. Kapiteni Rrahmani ka kapur për fyti futbollistin rumun Alibec.

Më pas është afruar edhe Aro Muriq, ndërsa janë përfshirë thuajse të gjithë lojtarët.

Me karton të verdhë është ndëshkuar kapiteni Amir Rrahmani.

Ka pasur thirrje anti-Kosovë, përkatësisht “Serbia, Serbia” dhe lojtarët janë larguar në drejtim të zhveshtores.

Vazhdojnë tensionet në ndeshjen Rumani – Kosovë.

Në tribuna ka thirrje anti-Kosovë dhe lojtarët kërkojnë që ndeshja të ndërpritet.

Lojtarët e Kosovës janë larguar nga fusha në stadiumin në Bukuresht.