Lajme
Thirrje për një të dërguar special për zgjidhjen e krizës në Kosovë
"Për shkak të bllokadës të dhunshme të Parlamentit nga opozita në Prishtinë thirrjet për një ndërmjetësues special po bëhen gjithnjë e më të zëshme. S’do të duhej të ishte patjetër nga BE-ja. Do të mund të ishte një si Matti Ahtissari. Flitet për suedezin Carl Bildt"
Në një analizë të botuar në gazetën austriake “Der Standard” ku ekspertja e Ballkanit, Adelheid Wölfli i bën gjendjes aktuale në Kosovë, përmend veç tjerash edhe mundësinë e angazhimit të një ndërmjetësuesi evropian për zgjidhjen e krizës së atjeshme.
albinfo.ch sjell në vijim tekstin e plotë të analizës.
6 janari – Dita e Krishtlindjeve Ortodokse – u shndërrua në ditë jopaqësore në Kosovë. Kur pelegrinët serbë deshën ta vizitonin kishën në Gjakovë , autobusi i tyre u sulmua nga shqiptarët radikalë të Kosovës me ve dhe me akull. Policisë iu desh t’i mbrojë pelegrinët duke i mabjtur protestuesit në distancë përmes barrikadës së ngritur
Skena të ngjashme ndodhin çdo vit në Kosovë. Por sivjet rreziku i tensionimeve etnike po shtohet, sepse situata politike është e brishtë dhe gjendja është e acaruar. Të shtunën në Prishtinë demonstruan sërish me mijëra kundër marrëveshjes me Serbinë. Qe disa muaj tri partitë opozitare janë mobilizuar kundër marrëveshjes . Por me këtë po dërgohet edhe një sinjal te serbët në vend.
Gaz lotsjellës dhe vezë
Besimi i palës kosovare u godit pasiqë Serbia para pak kohësh pengoi anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Për shkak të bllokadës të dhunshme të Parlamentit nga opozita në Prishtinë (sprej lotsjellës, gaz lotsjellës , ve) thirrjet për një ndërmjetësues special po bëhen gjithnjë e më të zëshme.
S’do të duhej të ishte patjetër nga BE-ja. Do të mund të ishte një si Matti Ahtissari. Flitet për suedezin Carl Bildt. Mendohet edhe aktivizimi i Komisionit të Venedikut.
Refuzimi i Marrëveshjes nga popullsia ka të bëjë me atë se, edhe pse me ndërmjetësimin e BE-së, ajo u arrit prapa dyerve të mbyllura. Qytetarët ndihen të përjashtuar nga procesi dhe nuk dinë se çka ka ndodhur. Shqiptarët e Kosovës druajnë se përmes marrëveshjes do të vijë deri tek përzierja e Beogradit.
Më 23 dhjetor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se një pjesë e Marrëveshjes nuk është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Sipas këtij vendimi Asociacioni i Komunave Serbe nuk ka të drejtë të ketë kompetenca ekzekutive dhe t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.Raportuesja Speciale e Parlamentit Evropian për Kosovën, austriakja Ulrike Lunacek, kërkon që ky vendim të jetë pjesë e krijimit të Asociacionit.
Pothuajse mungesë besimi
I tërë dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës po rrjedh më shumë keq se drejt. Gjithsej, edhe përkundër përpjekjeve shumëvjeçare ( vetëm në nivelin më të lartë janë mbajtur 40 takime) janë realizuar vetëm 4 prej 17 pikave. Por kriza është edhe më gjithpërfshirëse. Kosovarët e rinj nuk shohin perspektivë për shkak të varfërisë dhe papunësisë dhe janë thellësisht të dëshpëruar nga qeveritarët. Vetëm 20 përqind janë të kënaqur me Parlamentin . Më 2008 ishin, sipas OKB-së, 51.4 përqind. Vetëm 13.9 përqind iu besojnë gjykatave. Kjo i hap derë propagandës, si asaj nga partitë opozitare AAK dhe Nisma, të cilat, për arsyen e thjeshtë të marrjes së pushtetit politik duan ta rrëzojnë qeverinë.
Partia tjetër opozitare « Vetëvendosje » fokusohet më shumë në probleme përmbajtësore., por sanashkalohet nga bashkësia ndërkombëtare.
Ekspertët për Kosovën, si Johanna Deimel nga Shoqata për Evropën Juglindore, kërkojnë që partia të merret seriozisht dhe të bëhet etablimi i kontakteve të partisë me BE-në.
Popullistët e majtë
Por në radhët e partisë së majtë popullliste ka edhe forca të arsyeshme siç është prefekti i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Veç kësaj « Vetëvendosje » është e vetmja alternativë ndaj dy partive qeveritare PDK-së dhe LDK-së, që konsiderohen si të korruptuara. Nëse Vetëvendosje ndal bllokadën dhe dhunën, kjo do të mund të ishte pjesë e zgjidhjes.
Dhe kjo do të mund të pritej mirë edhe në BE- Para pak kohësh vendet e BE-së refuzuan liberalizimin e vizave. Arsyeja :më 2015 erdhën shumë azilkërkues nga Kosova, edhe pse ata nuk kishin kurrfarë gjasash për marrje të azilit.
Adelheid Wölfl, der Standard
Nga gjermanishtja, për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?