Zhvillim
Thirrje diasporës: Ejani investoni në Kosovë
Roli i diasporës, përveç investimeve që sjellin në Kosovë, është instrumenti më i mirë i lobimit për tërheqjen e investimeve nga jashtë, deklaroi ministri Fadil Ismajli
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës edhe një herë iu bënë thirrje afaristëve në diasporë që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Derisa lidershipi kosovarë flet për një klimë të përshtatshme për investime, ndërkombëtarët garantojnë për një sistem të sigurt bankar.
Ky apel në drejtim të mërgimtarëve doli nga Forumin për modelet e financimeve dhe investimeve të diasporës, organizuar nga Ministria e Diasporës. Në forum janë të pranishëm përfaqësues nga institucionet e vendit dhe ato ndërkombëtare, nga instancat më të larta në fushën e investimeve.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje në këtë forum tha se diaspora kosovare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.
Qëllimi i këtij forumi, sipas tij, është që jo vetëm të pranishmit, por edhe bashkatdhetarët e tjerë, të cilët nuk kanë pasur mundësi të jenë në forum, ta shfrytëzojnë këtë rast për shkëmbimin e përvojave dhe të ideve për investime.
“Ministria e Diasporës, nëpërmjet Departamentit të Hulumtimeve dhe Përkrahjes së Investimeve të Diasporës, në vazhdimësi po krijon ura lidhëse mes investitorëve të diasporës dhe atyre të vendit, me qëllim të vetëm, zhvillimi ekonomik i Kosovës”, deklaroi Makolli.
Kosova, sipas tij, ka një fond të qëndrueshëm investiv, që do t’i stimulonte dhe do t’i fuqizonte investimet nga diaspora, jo vetëm nga ajo, por dhe nga investitorët e huaj, të cilët kanë shfaqur interesim për të investuar në Kosovë.
Makolli tha se Ministria e Diasporës, në bashkëveprim me institucionet e tjera relevante, do të punojë për të hartuar politika të favorshme për investimet nga diaspora dhe krijimin e ofertave të favorshme fiskale.
“Kjo sidomos duke pasur parasysh faktin që investimet potenciale të pjesëtarëve të diasporës në vendin e tyre të origjinës janë matësi kryesor i stabilitetit të ekonomisë në vend, si dhe është një sinjal pozitiv shumë i rëndësishëm për investitorët nga shtetet e tjera”, deklaroi Makolli.
Ndërkaq, Fadil Ismajli, ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se instrumenti më i mirë i lobimit për tërheqjen e investimeve nga jashtë është vetë diaspora.
“Mendoj se roli i diasporës, përveç investimeve që sjell këtu, është instrumenti më i mirë i lobimit për tërheqjen e investimeve nga jashtë, sepse ajo ndodhet atje”, u shpreh ministri Ismajli.
Sipas të dhënave të MZHE-së, diaspora e Kosovës vitin e kaluar ka dërguar mjete në vlerë prej 605 milionë eurosh, që përbën 1/3 e buxhetit të Kosovës. “Mendoj se mjafton vetëm ky shënim për të parë sa e rëndësishme në esencë është diaspora për Kosovën, sa e rëndësishme është që edhe ne të angazhohemi për të krijuar një platformë të shëndoshë që këto mjete që vijnë, të orientohen në zhvillim”, tha ministri Ismajli.
Ndërkaq Osnat Lubrani, përfaqësuese e UNDP-së në Kosovë, theksoi se dërgesat nga diaspora kanë një rëndësi të madhe në reduktimin e varfërisë dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.
Po ashtu, me një fjalë rasti forumit iu drejtua edhe Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës. Ai tha se Kosova ka një sistem të qëndrueshëm financiar dhe po shërben si faktor në zhvillimin ekonomik dhe financiar të Kosovës.
Wright e falënderoi MeD-në për këtë iniciativë dhe potencoi se Shoqata e Bankave është e hapur dhe gatshme për bashkëpunim, kur dihet fakti se nivelit i dërgesave nga diaspora është tejet i lartë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih