Zhvillim
Thirrje afaristëve austriakë: investoni në bujqësinë e Kosovës
Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi kërkon nga bizneset austriake të investojnë në Kosovë në sektorin e bujqësisë. Ai tha se bujqësia mbetet sektori me progresiv në Kosovë
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë prezantuar të hënën para bizneseve austriake në Vjenë, potencialin ekonomik dhe bujqësor që ofron Kosovë për tregun e huaj. Këtë plasim ata e kanë bërë në kuadër të Forumin e Tregtisë dhe Investimeve që u organizua nga Oda Ekonomike Federale e Austrisë.
Në këtë forum kanë marrë pjesë: kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ministri i Ekonomisë, Blerand Stavileci, ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
Ministri i Bujqësisë, Krasniqi në fjalën e tij prezantoi të arriturat dhe sfidat në bujqësi si dhe mbështetjen që Qeveria e Kosovës ka dhënë ndër vite. Ai potencoi se bujqësia është një nder prioritet kryesore të qeverisë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe punësimit.
“Natyrisht se ne jemi vend i vogël me territor dhe popullatë dhe për dike edhe mund të duket e pafavorshme. Por ne kemi ende tokë që pret të punohet që ka mjaftë potencial dhe gjithashtu kemi një popullatë të re të gatshme për punë”, tha Krasniqi.
Ai po ashtu dha një pasqyrë rreth zhvillimit të bujqësisë gjatë viteve të fundit, ndërsa ritheksoi se bujqësia mbetet prioritet i qeverisë.
“Vitin e kaluar 43 milionë euro i kemi ndarë për fermerët dhe agrobizneset. Këtë vit kemi planifikuar 46 milionë euro, dhe po flas vetëm për buxhetin e ministrisë, pa përmendur edhe buxhetet që ndajnë komunat. Ky buxhet përben gati 5 për qind të buxhetit total të vendit. Vitin e kaluar vetëm me buxhetin tonë kemi siguruar 2500 vende të reja pune e sivjet presim të punësohen rreth 3000”, theksoi ministri.
Ai theksoi edhe disa nga nen sektorët me më potencial në vend, e për të cilat tha se rezultatet janë mjaftë të mira.
“Pemët, perimet, qumështi dhe mishi mbeten sektorët potencial për Kosovën dhe mendoj se mund të jemi edhe më shumë në tregun evropian, aq më tepër tash që kemi nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asocim”, ka thënë ministri duke shtuar se janë mbi 2500 produkte bujqësore nga Kosova që përfitojnë nga kjo marrëveshje duke iu hequr tarifat doganore.
Duke theksuar potencialin në këta sektorë, nevojën për prodhim edhe më të madh ministri Krasniqi ftoi bizneset austriake që të konsiderojnë mundësitë për investime në Kosovë në sektorin e bujqësisë. Përveç tjerash ai theksoi se Qeveria e Kosovës po punon në një agjendë që do të krijojë më shumë mundësi për investime.
Ministri Krasniqi shtoi se Qeveria e Kosovës, por edhe ai personalisht, do të jenë të gatshëm të ndihmojnë çdo investitorë, duke eliminuar burokracinë dhe qasjen në çdo aspekt tjetër që lidhet me funksionimin e bizneseve.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?