Uncategorized
Thirrja e kryeministrit dhe presidentit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëshorten, Anita Haradinaj, kanë votuar në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë dhe ka kërkuar nga të gjithë qytetarët e vendit që të votojnë.
“Ftoj të gjithë qytetarët e vendit që të dalin e të votojnë. Kosovën e presin shumë punë, një pjesë e punëve të rëndësishme ndodhin në komuna. Janë me rëndësi komunat, kryetarët e komunave, asambletë komunalë dhe vetëm me punë mund të shkojmë kah zhvillimi, kah rritja e gjithmbarshme e vendit dhe kjo rritje kërkon edhe rolin aktiv të qytetarit, pra votën e qytetarit. Prandaj, votoni të gjithë. Me fat”, theksoi kryeministri, transmeton albinfo.ch.
Presidenti u bënë thirrje qytetarëve të dalin të votojnë masivisht
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pasi ka kryer obligimin qytetar duke votuar në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë e ka vlerësuar këtë ditë, si shumë të veçantë dhe të rëndësishme për qytetarët.
Presidenti Thaçi ka bërë thirrje që të dilet në mënyrë masive për të votuar. “Dëshiroj të falënderoj KQZ-në dhe gjithë mekanizmat që kanë punuar me përkushtimin më të madh për organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike. Është një fillim i mbarë i ditës sot, shpresoj dhe besoj që gjithë mekanizimi politik, shoqëria civile, mediat, KQZ-ja, gjithë vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë do të jenë në krye të përgjegjësive të tyre që edhe ky proces i rëndësishëm, test i demokracisë për Kosovën, të përmbyllet suksesshëm”, ka deklaruar Presidenti.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik