Shqipëria
Themeluesit e lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë takohen me presidentin e Shqipërisë
Themeluesit e lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë janë takuar sot me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta për ta informuar në lidhje me misionin që mendojnë ta realizojnë në vazhdim.
Ky është njoftimi i plotë:
Sot themeluesit e lëvizjes Diaspora për Shqipërinë e Lirë u pritën në një takim formal nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta
Takimi u zhvillua me qëllimin për ta informuar Presidencën mbi misionin dhe aktivitetin që Lëvizja mëton të realizojë në vijimësi.
Gjatë takimit, ndër të tjera vëmendje e veçantë ju kushtua realizimit të së drejtës kushtetuese, votës së shqiptarëve jashtë kufinjve të Shqipërisë si dhe gjithashtu përfaqësimit të drejtpërdrejtë të Diasporës në Parlamentin shqiptar!
Poashtu u shtjellua edhe qasja institucionale e Lëvizjes si dhe aksesi i saj në institucionet ndërkombëtare. Njëkohësisht u shpalos qartë vullneti për të ndjekur në terma afatgjata dhe në mënyrë proaktive proçeset politikbërëse dhe vendimmarrëse brenda Shqipërisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch