Ata hoqën dorë nga rolet e tyre përkatësisht si shef ekzekutiv i Alphabet dhe si president, por do të qëndrojnë në bord.
Drejtori i Përgjithshëm i Google, Sundar Pichai mori rolin e shefit ekzekutiv të Alphabet.
Alphabet u krijua në vitin 2015 si pjesë e ristrukturimit të Goole, të cilin Page dhe Brin e themeluan në një garazh në Kaliforni në 1998.
Komania mëmë kishte për qëllim të bënte aktivitetin e gjigantit të teknologjisë më të pastër dhe më të përgjegjshëm.
Page dhe Brin u larguan nga Google pasi formimit të Alphabet, duke u shprehur se po e bënin këtë për t’u përqëndruar në fillimin e nismave të reja.
Në një postim në blog të martën dy bashkëthemeluesit, të dy 46-vjeç, njoftuan se po tërhiqeshin nga administrimi i kompanisë.
Por shtuan se do të vazhdojnë të jenë të përfshirë në mënyrë aktive si anëtarë të bordit, aksionerë dhe bashkëthemelues.
“Ne nuk duhet të ishim kurrë ata që mbanin rolet e menaxhimit kur mendojmë se ka një mënyrë më të mirë për të drejtuar kompaninë. Alfabeti dhe Google nuk kanë më nevojë për dy shefë ekzekutivë dhe një President,”-thanë ata.
Gjithashtu deklaruan se ishte koha për të marrë përsipër rolet si prindër krenarë, duke ofruar këshilla dhe dashuri, po bezdi të përditshme dhe e insistuan se nuk kishte asnjë person më të mirë për të udhëhequr kompaninë në të ardhmen sesa Pichai.
47-vjeçari lindi në Indi, ku studioi inxhinierinë. Ai vazhdoi të studionte në SHBA në Universitetin Stanford dhe Universitetin e Pensilvanisë përpara se të hynte në Google në 2004.