Integrimi
Themelohet Rrjeti i Juristëve Shqiptarë në Zvicër
Takimet me juristët shqiptarë në diasporë do të mbahen në Zvicër, konkretisht në Cyrih, Bernë dhe Gjenevë.
Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zvicër, mbështetur në obligimet që dalin nga Ligji i Diasporës dhe i Mërgatës 04\L-095, si dhe Strategjia për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018, e ka filluar procesin e themelimit të rrjeteve të juristëve shqiptarë në diasporë.
Qëllimi i këtyre rrjeteve është identifikimi i juristëve profesionistë në diasporë, bashkëpunimi ndërmjet rrjeteve të juristëve nga diaspora dhe Ministrisë së Diasporës e institucioneve të tjera të Kosovës, njohja me sistemin juridik të shteteve ku jeton dhe vepron diaspora dhe mërgata, integrimi i tyre dhe inicimi i marrëveshjeve bilaterale, në mënyrë që statusi i mërgimtarëve të favorizohet sipas mundësive.
Gjithashtu, qëllimi i rrjeteve është edhe shkëmbimi i përvojave në këtë fushë.
Me këtë rast, Ministria e Diasporës i fton juristët shqiptarë të diasporës që t’u bashkohen këtyre takimeve për krijimin e rrjeteve të juristëve në diasporë.
Takimet me juristët shqiptarë në diasporë do të mbahen në Zvicër, konkretisht në Cyrih, Bernë dhe Gjenevë.
Takimi i parë me juristë shqiptarë të diasporës mbahet më 29 maj 2015, në Cyrih, në Konsullatën e Republikës së Kosovës, në orën 17:00.
Misioni konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih
Adresa: Eugen Huber-Strasse 19a
8048 Zürich
Tel.: +41 (0) 43 343 01 71
[email protected]
Takimi i dytë mbahet më 30 maj 2015, në Bernë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës, në orën 15:00.
Adresa:
Ambassade du Kosovo
Amthausgasse 3, 3011 Berne
Tel.: +41 (0) 31 310 0690
Fax.: +41 (0) 31 310 0691
embassy.switzerland@rks-gov.
Takimi i tretë do të mbahet më 31 maj 2015, në Gjenevë, në orën 17 :00.
Konsullata e Përgjithshme në Gjenevë,
Adresa: Consulate General of the Republic of Kosovo in Geneva
Rue de la Servette 93, 1202 Geneva Switzerlend
Tel: +41 22 734 27 33, Mob:+41 78 858 24 01
Fax: +41 22 734 27 32
Të interesuarit ta konfirmojnë pjesëmarrjen në njërin prej takimeve në Zvicër – Cyrih, Bernë ose në Gjenevë, varësisht ku e kanë më afër.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










