Kosova
Themelohet qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”
"Qendra ka për qëllim të shndërrohet në rrjet të organizuar intelektualësh dhe veprimtarësh, të cilët angazhohen vullnetarisht për informimin e drejtë dhe ndriçimin e plotë të gjenocidit në Kosovë..."

Më 30 qershor 2019, në Bernë të Zvicrës, u themelua “Qendra GJENOCIDI NË KOSOVË-PLAGË E HAPUR”.
“Qendra ka për qëllim të shndërrohet në rrjet të organizuar intelektualësh dhe veprimtarësh, të cilët angazhohen vullnetarisht për informimin e drejtë dhe ndriçimin e plotë të gjenocidit në Kosovë dhe të këmbëngulin në domosdoshmërinë e ngadhënjimit të drejtësisë”, bëhet e ditur në një njoftim për shtyp të qendrës së posathemeluar.
Në takimin e 30 qershorit u miratua logoja e qendrës, ku katër petalet e lulëkuqes paraqesin katër format e veprimeve të gjenocidit që u zbatuan në Kosovë: vrasjet, dhunimet seksuale, spastrimi etnik dhe shkatërrimi i objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar. Ndërsa në vend të kokrrave të zeza të lulëkuqes, në logo janë prezantuar figura burrash, grash, djemsh dhe vajzash për të përfshirë të gjitha kategoritë e shqiptarëve që ishin shndërruar në objekt shkatërrimi nga politika e gjenocidit të Serbisë.
Nismëtarët e themelimit të kësaj qendre vendosën t’ia besojnë udhëheqjen e saj politologut Bardhyl Mahmuti.
Ftojmë të gjithë ata të cilët janë të interesuar që vullnetarisht të ndihmojnë për ndriçimin e gjenocidit në Kosovë, kudo qofshin në botë, t’i bashkëngjiten qendrës “GJENOCIDI NË KOSOVË-PLAGË E HAPUR” dhe të japin kontributin e tyre për ta bërë të njohur në çdo cep të globit tragjedinë që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës”, thuhet në njoftimin e themeluesve të qendrës së përmendur.
Deklarata:
https://www.facebook.com/496115027802693/posts/496542531093276?s=1200808420&sfns=mo
E-Diaspora
-
Vjenë: Më 26 prill mbahet panairi i bizneseve shqiptare në Austri Në panairin “Vjena 2025” do të prezantohen një numër i madh firmash nga të gjitha fushat,...
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
Jeta në Zvicër
-
Rënie e mprehtë e turistëve zviceranë në SHBA Bie numri i turistëve zviceranë në SHBA...
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Eurovision 2025: Shfaqja që do të tronditë skenën në Zvicër
-
Zvicra drejt rikthimit në “Erasmus Plus” por me një çmim trefish më të lartë
-
Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil, por kantonet mbeten të mbingarkuara