Lajme

Thellohet tragjedia në Yverdon, gjendet edhe personi i pestë i vdekur nga zjarri

Familja u ‘shua’ pas një zjarri në një vilë në Yverdon. Policia e Vaud thotë se të pesë anëtarët e së njëjtës familje kanë vdekur. Dy prindër dhe tre fëmijë.

Fëmijët, të gjitha vajza, ishin të moshës 5, 9 dhe 13 vjeç. Nëna e tyre ishte 40 vjeçe dhe babai 45 vjeç.

Kufomat ende duhet të identifikohen zyrtarisht, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Një dëshmitare tha për shtypin se dëgjoi një shpërthim dhe një zë gruaje që bërtiste për ndihmë në orën 6.35 të mëngjesit.

Policia po konfirmon se shkaku i zjarrit ishte një shpërthim, por është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Policia kërkon dëshmitarë.