Autotech

Thellohet skandali i Volkswagen: Ka manipuluar gjithashtu motorët me benzinë

Skandali i ndotjes i ka kushtuar prodhuesit gjerman të veturave 27 miliardë euro në penalitete dhe gjoba për manipulimin e rregullt të veturave me naftë

Inxhinierët e Volkswagen i kanë raportuar hetuesve se disa motorë me benzine te veturat Audi, Porsche dhe VW, mund të përdoren gjithashtu për të manipuluar provat e ndotjes.

Sipas “Bild am Sonntag”, VW ka zhvilluar bisedime të ashpra me Autoritetin Federal të Transportit.

Kambio dhe paketa elektrike mund të manipulohen në mënyrë që automjetet të tregojnë nivele më të ulëta të emetimeve të karbonit dhe konsumit, sipas gazetës gjermane, që bazohet në dokumente të brendshme të kompanisë. Skandali i ndotjes i ka kushtuar prodhuesit gjerman të veturave 27 miliardë euro në penalitete dhe gjoba për manipulimin e rregullt të veturave me naftë, shkruan ‘Scan’.

Në Evropë, veturat taksohen sipas nivelit të emetimeve të dioksidit të karbonit, përcjell albinfo.ch.

Nuk është ende e qartë nëse dokumentet e para nga “Bild am Sonntag” përbëjnë një dimension tjetër të krizës që Volkswagen pranoi në vitin 2015 për rreth 36,000 vetura me naftë.

Volkswagen përdori software për të zbuluar nëse veturat ishin subjekt i provave të rregullatorëve dhe maskonte ndotjen e tepërt.