Shqipëria
Thellohet mungesa e punëtorëve në Shqipëri
Sipas INSTAT, në Shqipëri, në vitin 2021 llogaritej se kishte 2 milionë e 362 mijë individë në moshë për punë. Të punësuar prej tyre ishin afro 1 milion e 248 mijë persona në të gjithë vendin.
Ndërkohë që të papunë ishin 162 mijë. Plot 950 mijë shqiptarë ndërkohë rezultonin sipas të dhënave të Institutit të Statistikave si ekonomikisht joaktivë, pra nuk figurojnë në asnjë bordero shtetërore apo private. Tregu i punës në Shqipëri vijon të jetë kaotik.
Nga njëra anë forca punëtore ankohet se nuk ka punë, nga ana tjetër, punëdhënësit ankohen se nuk kanë forcë punëtore.
Po çfarë po ndodh këto kohë në Shqipëri me tregun e punës? A ka në Shqipëri vende pune mjaftueshëm?
Pse një pjesë e qytetarëve të aftë për punë janë joaktivë në tregun e punës?
Pse studentët e dalë nga bankat e shkollës nuk arrijnë të integrohen lehtësisht në tregun e punës? Cilat janë arsyet e largimit të të rinjve? Po ata që qëndrojnë, a marrin pagesat e duhura?
Shkalla zyrtare e papunësisë në vend është 11,5 %. Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 27,1 %.
Duke analizuar shkallën e papunësisë, sipas nivelit arsimor në vitin 2021, vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm, ndjekur nga ata me arsim 8 apo 9-vjeçar.
Gjatë vitit 2021, 30,7 % e popullsisë që i përkiste grupmoshës 15-64 vjeç ishte ekonomikisht joaktive
Në vitin 2021, të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç, të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional, përbëjnë 26,1 % të të rinjve gjithsej. Në këtë grup, 37,3 % e të rinjve janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (15,4 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (17,5 %), ose për arsye të tjera (29,8 %).
“Ky tregues është shumë i rëndësishëm sepse nxjerr faktin që ne akoma jemi shumë mbrapa në mentalitet mbi edukimin mbi karrierën dhe orientimin e të rinjve drejt punës. Ne e fillojmë punën shumë vonë. Një i ri sot e fillon punën në shumicën e rasteve kur mbaron shkollën e lartë, pra kur është 22 vjec. Kjo është shumë shqetësuese, sepse tregon që tregu i punës nuk është atratktiv për të rinjtë, nuk është një ofertë dinjitoze dhe nuk e marrin për bazë punësimin brenda vendit, por tanimë vitet e fundit ka një trend të të rinjve që e planifikojnë formimin dhe shkollimin e tyre që herët me idenë për t’u larguar jashtë. Kjo ndikon te kjo shifër e lartë e të papunëve inaktivë”, thotë eksperti i punësimit, Erjon Muça, transmeton Euronews.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit...
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit