Uncategorized
Thellohet bashkëpunimi mes Universitetit të Prishtinës dhe Lionit
Ministri Murati ka vizituar Universitetin e Lionit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në mes Universitetit të Prishtinës dhe atij francez
Ministri i Diasporës, Valon Murati ka qenë në Francë, derisa ka pasur takime mjaft të rëndësishme, raporton albinfo.ch.
Ai ka vizituar Universitetin e Lionit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në mes Universitetit të Prishtinës dhe atij francez.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Murati. “Së bashku me ambasadorin Qëndrim Gashi patëm një takim pune në Universitetin e Lionit 1 me që rast u pritëm nga prorektorja Anne Giroir Fendler, profesori Petru Mironescu dhe kolegë të tjerë nga Instituti i Matematikës. Në takim biseduam për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy universiteteve e posaçërisht në zgjerimin e programit aktual që zhvillohet në mes të departamenteve të matematikës. Është inkurajues entuziazmi që gjetëm këtu për të ngritur edhe më tej nivelin e bashkëpunimit me UP-në”, ka shkruar ministri në “Facebook”.
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik