Muzikë
Universiteti i Oksfordit propozon të studiohet Dua Lipa në vend të Mozart-it
Mediat më në zë shkruajnë për propozimin e zëvendësimit të kurrikulave në degët e studimit të arteve muzikore, në mënyrë që rrymat e reja muzikore të zëvendësojnë ato klasike, ka ardhur së fundmi nga akademikët në Universitetin e Oksfordit në Britani të Madhe, transmeton albinfo.ch.
Prestigjozia “The Telegraph” ka raportuar se një nga emrat e propozuar për t’u studiuar është edhe Dua Lipa. Këngëtarja me orgjinë shqiptare theu rekordin e saj në “livestream”, duke i zëvendësuar kështu muzicientët klasik siç janë Mozart-i e Beethoven-i.
“Repertori klasik i mësuar në Oksford, i cili përfshin vepra nga Mozart dhe Beethoven, përqendrohet shumë te “historia evropiane nga periudha e sklavërisë”, thanë profesorët.
Kujtojmë se ndërkohë që gjithë bota po kalonte një moment shumë të vështirë, Dua Lipa solli një projekt që erdhi në momentin e duhur për të shëruar të gjitha zemrat. Ka kaluar plot një vit nga koha kur Dua Lipa publikoi albumin e saj, “Future Nostalgia” që kaloi çdo pritshmëri të këngëtares në mbarë botën. “Future Nostalgia” vazhdon të jetë një nga albumet e preferuara për publikun dhe Dua Lipa së fundmi shkroi një mesazh të gjatë falënderues për të gjithë.
“1 vit nga ‘Future Nostalgia’. Nuk mund ta besoj si ka fluturuar ky vit dhe gjithë kujtimet e mrekullueshme dhe gjërat që më ka mësuar ky album. Më kujtohet frika që kisha për publikimin e albumit në një kohë kaq të pasigurt, gjithashtu ndjeja shpresë dhe besim në muzikën që bëmë. Shpresoja që forma ime personale e arratisjes do të shërbente edhe për ju. Gjithmonë them se jam kaq mirënjohëse që ky album ka gjetur shtëpinë tek ju, por përtej kësaj ndjej që na ka bashkuar akoma më shumë me njëri-tjetrin. Më ka mësuar durimin, fuqinë, besimin, lumturinë dhe çfarë më duhet të bëj që të nxjerr versionin më të mirë të vetes. Më ka hapur një botë mundësish dhe e gjithë kjo falë jush! Për të bërë këtë gjë kërkon shumë mund nga gjithë skuadra me shumë dashuri dhe mbështetje! I jam falënderuese familjes ime, miqve të mi, dashurisë sime, skuadrës sime dhe të gjithëve ju që keni qenë me mua në çdo hap. Mezi po pres për gjërat që po vijnë, por tani dua vetëm t’ju them faleminderit! Ju dua dhe do ju shoh në ndonjë qytet afër jush kur bota të jetë gati për ne që të kërcejmë me zemrat tona të vogla”, ka shkruar Dua në një postim në Instagram. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?