Shqipëria
“The Telegraph” e fut Shqipërinë në vendet më të mira në Ballkan për t’u vizituar
Prestigjiozja britanike “The Telegraph” u ka kushtuar një shkrim vendeve të Ballkanit, të cilat dekadat e fundit janë kthyer në një mundësi udhëtimi.
Në këtë shkrim, ku renditen 10 vendet të cilat sugjerohen për t’u vizituar, “The Telegraph” thekson se vetëm vitin e fundit mbi 4 milionë turistë britanikë e kanë vizituar këtë rajon.
Sa i përket Shqipërisë, prestigjiozja britanike shkruan se “e cilësuar dikur si një djerrinë neo-staliniste e betonit postkomunist, Shqipëria ka lulëzuar në dekadën e fundit për sa i përket imazhit të saj”.
Përveç bregdetit, në shkrim i vihet theksi edhe kulturës dhe historisë së vendit tonë.
Në shkrim theksohet se atje ku shkëlqen, Shqipëria shkëlqen shumë. Vlora shënon pikën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ngjitur me Gadishullin e Karaburunit.
“Vlora shënon pikën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ngjitur me Gadishullin e Karaburunit. Deti duket po aq fotozhenik edhe më poshtë në bregdet, në Sarandë. Megjithatë, duhet të shkoni në brendësi të vendit dhe shpaloset një ëndërr piktoreske, vende të lashta historike si Butrinti, Bylisi dhe Apolonia. Qytetet e mrekullueshme osmane, si Gjirokastra dhe Berati, zbukurojnë peizazhin. Parku Kombëtar i Llogarasë strehon një tjetër lloj lartësie shqiptare nën maskën e maleve të larta”.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës