Shqipëri

The Sun i kushton vëmendje këtij plazhi të Shqipërisë

Plazhi i Pasqyrave’ mahnit me ujërat e ndezura kristal

Një studim i ri ka zbuluar se Plazhi i Pasqyrave në Shqipëri ka ujëra që i ngjajnë më shumë nuancës blu të theksuar, sipas të përditshmes britanike “The Sun”, përcjell albinfo.ch.

Plazhi është i njohur në mbarë botën për shkak të efektit reflektues që mund të shihet në ujë kur rrezet e diellit bien në sipërfaqe.

Përveç Plazhit të Pasqyrave, Ksamili është nje nga vendet më të njohura në Shqipëri.

Plazhi i Pasqyrave mbetet i qetë edhe gjatë muajve të verës, duke iu dhënë mundësinë të pushoni dhe të ndiheni të lirë.

Për më tepër, bregu i detit është mahnitës, nuk do t’u besoni syve kur të shihni ujin bruz të ndezur.

Është mjaft e thjeshtë të udhëtosh në Shqipëri. “Ryanair” ofron fluturime direkte me vendin mesdhetar.

Akomodimi për një natë për dy persona në Sarandë nuk kushton shtrenjtë.