Kosova
‘The Guardian’: Kurti dhe Osmani do ta luftojnë korrupsionin
Në gazetën ndër më të lexuarat, ushtruesja e detyrës së Presidentes, njëherësh edhe kandidate për këtë post, Vjosa Osmani, ka thënë se së bashku me Albin Kurtin do ta luftojnë korrupsionin.
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti këto komente i bënë në një intervistë dhënë për “The Guardian”.
Kështu bëri të ditur Osmani përmes një postimi në Facebook.
“Në një intervistë për “The Guardian”, së bashku me Albin Kurtin, diskutuam për nevojën urgjente për ta luftuar korrupsionin në Republikën e Kosovës dhe ndryshimin që do ta sjellë aleanca jonë politike”, ka shkruar Osmani.
Në këtë intervistë Kurti e Osmani kanë folur për procesin zgjedhor, njohjen nga Izraeli, luftimin e korrupsionit e shumë tema të tjera.
Albin Kurti e Vjosa Osmani mirëpresin njohjen e Kosovës nga Izraeli, e duket se janë të gatshëm të dëgjojnë Washingtonin për çështjen e ambasadës, gjë që shkaktoi pakënaqësi tek pala serbe.
“Unë nuk mendoj se mund të përballojmë më shumë mosmarrëveshje në mes të Washingtonit dhe Brukselit kur bëhet fjalë për Ballkanin. Nëse ka mospajtime, superfuqitë e tjera si Rusia do të ndërhyjnë”, ka thënë Kurti.
Osmani thotë se aleanca e re është mënyra e vetme për të luftuar “një mur të madh të korrupsionit”. Sipas saj, lufta kundër korrupsionit është ajo që i ka bashkuar forcat e dy liderëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor