Futboll

The Guardian: Arteta kërkon që Xhaka të qëndrojë në Arsenal

Arteta është shprehur se Xhakën e doja te Man City, më pëlqen shumë dhe do të jetë i rëndësishëm

Për mesfushorin shqiptar, Granit Xhakën, shfaqen interesim shume klube futbollistike, veçmas klubi gjerman i Hertha Berlin, të cilët ishin të gatshëm për të paguar kartonin e Xhakës. Mirëpo, si duket, gjërat kanë ndryshuar, transmeton albinfo.ch.

Së fundi, Mikel Arteta ka deklaruar admirimin e tij për mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, duke zbuluar se ai ishte i interesuar ta sillte në Manchester City, kur nisi punën si asistent i Pep Guardiola.

Menaxheri i ri i Arsenalit pranon se ka qenë një admirues i madh i Xhakës dhe shpreson që tifozët po ‘ngrohen’ përsëri për të.

“Si lojtar, kur unë shkova nga Arsenali në City për të filluar stërvitjen dhe ne po shikonim në atë pozicion, ai ishte një nga lojtarët në listën time. Kjo është se më pëlqeu shumë”, ka thënë fillimisht Arteta për The Telegraph.

“Unë isha i lumtur kur Arsenali e nënshkroi atë, sepse mendova se ai do të ishte një lojtar i frikshëm. Ai ka bërë disa gjëra me të vërtetë të mira dhe tani është mbërthyer në një situatë shumë të vështirë që, mendoj se, ishte në rritje dhe një ditë ajo shpërtheu”.

“Por, edhe unë jam mahnitur nga mënyra se si kjo lidhje po fillon të kthehet pak dhe mendoj se fansat kanë qenë shumë, shumë pozitivë edhe për të”.

“Natyrisht është e vështirë të ndryshosh plotësisht skenarin nga vendi ku ai ishte, në një të mrekullueshëm. Por unë mendoj se ne jemi në drejtimin e duhur me të”.

“I thashë se më pëlqen shumë dhe çfarë pres prej tij, sa i rëndësishëm është ai për ekipin”.

“Jam këtu për ta ndihmuar atë, dua që ai të ndiejë se ne jemi prapa tij. Jo vetëm unë, por i gjithë klubi”.

“Nëse ne mund t’i sillemi në mënyrën e duhur me të, gjithashtu edhe tifozët, unë mendoj se do të jetë i dobishëm për ekipin”, përfundoi trajneri i Arsenalit.